Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Keshla-Laçi. Rezultati 0-1

Laçi do të tentojë kualifikimin në transfertën azere ndaj Keshlës, në sfidën e vlefshme për raundin e parë eliminator të Ligës së Europës. Kurbinasit e drejtuar nga Armando Cungu, do të tentojnë gjithçka për gjithçka, për të marrë një rezultat pozitiv dhe për të vijuar më tej.

Janë bërë pak minuta më parë publike edhe formacionet zyrtare. Trajneri Armando Cungu, ka hedhur nga minuta e parë vetëm 2 nga afrimet në merkaton e verës, bëhet fjalë për portierin Sherri dhe mesfushorin Ramos.

 

LIVE: KESHLA – LAÇI 0-1

Mbyllet ndeshja

PENALLTITË: 

1 . Nuabueze (Laçi) – shënon

2. Klof (Keshla) – shënon

3. Lushkja (Laçi) – shënon

4. Silvio Zhunior (Keshla) – shënon

5. Donald Rapo (Laçi) – shënon 

6. Aksiundov (Keshla) – shënon 

KOMENTI LIVE:

120′ Zëvendësim te Laçi, largohet nga fusha e lojës Teko, vendin e tij e merr Mazrekaj.

115′ Tjetër tentativë e laçainëve, kësaj here ishte Teko, por gjuajtja e tij u prit nga portieri kundërshtar.

111′ Edhe Keshla mbetet me 10 lojtarë. Fantastik Albion Marku, që dhuron spektakël me kalimet e njëpasnjëshme.

110′ Pranë golit Laçi me Nuabuezen, gjuajtja e tij ndalet në vështirësi nga portieri i Keshlës.

106′ Starton shtesa e dytë!

105′ Mbyllet shtesa e parë!

104′ Tjetër moment drithërues në portën e Sherrit, vendasit e Keshlës godasin shtyllën.

102′ Ish-sulmuesi i Vllaznisë, Silvio Zhunior, për pak sa nuk ndëshkon skuadrën e Cungut.

99′ Laçi kryen zëvendësimin e parë, largohet Deliu, vendin e tij e merr Donald Rapo.

95′ Vendasit janë hedhur përpara në kërkim të golit, mbrojnë mirë futbollistët e Laçit.

91′ Starton koha shtesë!

Koha e rregullt mbyllet pa fitues! Do të kemi 2 shtesa nga 15 minuta. Në rast se rezultati mbetet i pandryshuar, gjithçka vendoset nga 11-metërshat! 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

88′ Kurbinasit provojnë të surprizojnë me Tekon, por gjuajtja e brazilianit shkon jashtë kuadratit.

80′ Pavarësisht superioritetit numerik, rastet e rrezikshme në portën e Sherrit janë të pakta.

72′ Laçi me 10 lojtarë, Lukas Ramos ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, pas një faulli në mesfushë!

62′ Provon Regi Lushka me një predhë në hyrje të zonës, por shkon jashtë kuadratit.

55′ Me fat Laçi. Vendasit humbasin një rast flagrant, në zonën e 5 metërshit, duke goditur jashtë kuadratit me kokë. Drithërima në portën kurbinase.

50′ Mundësi e artë për skuadrën e Laçit. Xhixha provon me një gjuajtje brenda zonës, por ndal në mënyrë mjeshtrore portieri i skuadrës azere.

46′ Starton pjesa e dytë!

***

Përfundon pjesa e parë!

44′ Minuta të qeta, me skuadrat që qarkullojnë topin në mesin e fushës.

37′ Lukas Ramos ndëshkohet me karton të verdhë për faull në mesfushë.

35′ Goditje dënimi për skuadrën e Laçit, nga krahu i majtë, harkon Deliu në zonë, por largojnë mbrojtësit e Keshlës.

32′ Kurbinasit të rreshtuar mjaft mirë në mbrojtje, nuk lejojnë shumë hapësira, teksa tentojnë të surprizojnë me kundërsulme të vazhdueshme.

27′ Klots ndëshkohet me karton të verdhë për fuall taktik në mesfushë!

22′ Provon Redon Xhixha, por gjuajtja e sulmuesit shkon jashtë kuadratit.

20′ Fantastik Alen Sherri, i mohon golin me roveshatë futbollistit të Keshlës. Gardiani shkodran devijon gjuajtjen në këndore.

18′ Më kërkues vendasit në këto minuta, që sulmojnë në zonën e kurbinasve.

11′ Goditje dënimi për Laçin, e fituar nga Xhixha. Provon Deliu tokazi, topi kontrollohet nga portieri Namasko.

9′ Laçi fiton goditjen e dytë nga këndi, pas tentativës së Tekos.

7′ Harkim nga e djathta e futbollistëve vendas, kontrollon gjithçka gardiani shkodran Alen Sherri.

3′ Goditje dënimi për Laçin e fituar nga Marku. Provojnë kurbinasit me një skemë të bukur, por Xhixha nuk koordinohet siç duhet, teksa fiton një goditje nga këndi.

1′ Ka nisur sfida!

Related posts

Një finale e vërtetë, Kamza me aleat të fortë në Durrës

Sadik.Autor

TRAJNERI REJA E LA JASHTË GRUMBULLIMIT/ Vazhdon shkëlqimin, Myrto Uzuni shënon sërish në Kroaci

Delo.autor

Klubet e Superiores “shterpë”, Hamdi Salihi: Në kampionat tjetër nuk del kampion me 1 gol

Delo.autor

Leave a Comment