Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Kukësi-Slavia Sofia në “Air Albania”. Rezultati 2-1

Starton sfida në “Air Albania” mes Kukësit dhe Slavias së Sofias, e vlefshme për raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve. Verilindorët e drejtuar nga trajneri Skënder Gega, do të tentojnë kualifikimin përballë skuadrës bullgare.

Të dy teknikët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Plot 3 debutues  nga minuta e parë për nënkampionët e Shqipërisë, në përballjen e sotme. Bëhet fjalë për mbrojtësin Horiç, mesfushorin Telushi si dhe sulmuesi Eze.

 

LIVE: KUKËSI – SLAVIA SOFIA 2-1

KOMENTI LIVE:

Përfundon gjithçka!

85′ GOOOOOL KUKËSI 2-1/ Sërish në avantazh Kukësi. Pas një asisti të Zenel Gavazaj, Kuper realizon në mënyrë mjeshtërore.

81′ GOL SLAVIA E SOFIAS 1-1/ Krastev barazon shifrat pas harkimit nga e djathta, godet saktë me kokë, duke vendosur baraspeshën.

71’ Kombinim i bukur mes Gavazajt dhe Kuper, por në fund asnjëri nuk gjuan në portë.

65′ Dy zëvendësime te Kukësi, largohen Eze dhe Limaj, në vend të tyre Kuper dhe Zenel Gavazaj.

63′ Tjetër rast i rrezikshëm i Kukësit, me Rrocën, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

61′ Kundërpërgjigjen bullgarët me Grasev, por grushton Xhika në këndore.

56′ GOOOOOL KUKËSI 1-0/ Zhbllokohet sfida! Eze kalon në avantazh skuadrën verilindore nga pika e bardhë e penalltisë!

55′ Gashi fiton 11-metërsh, pas një ndërhyrje të gabuar të mbrojtësve bullgarë brenda zonës. Fantastik futbollisti i futur në fushë pjesën e dytë.

54′ Gashi jep shkëndijën e parë në pjesën e dytë, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri grek i Slavias.

46′ Starton pjesa e dytë, Gega kryen zëvendësimin e parë, largohet Gavazaj, vendin e tij e zë Gashi.

45′ Mbyllet pjesa e parë. 

39′ Ndëshkohet edhe kapiteni Musolli me karton të verdhë, për ndërhyrje në një kohë vonesë.

36′ Vesel Limaj shkarkon të djathtën nga distanca, topi devijohet në këndore.

32’ Harkim i Gavazajt në shtyllën e dytë, Stergiakis del i sigurt e kontrollon topin.

27′ Aksion fantastik i Kukësit me protagonist Rrocën, topi më pas shkon te Musolli, që lëshon një predhë nga distanca, por ndalet nga portieri Stergiakis.

23′ Eze provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij është e dobët dhe shkon drejt e në duart e portierit kundërshtar.

15′ Të dy skuadrat tregohen të kujdesshme, duke qarkulluar topin në mesfushë. Më kërkues skuadra shqiptare në këto minuta.

11′ Në vijimin e aksionit është Telushi që shkakton faull e ndëshkohet menëjherë me karton të verdhë.

10′ Pranë golit Kukësi me Rrocën, që dhuron spektakël me një tunel, futet brenda zonës, gjuan por ndalet nga portieri kundërshtar!

8′ Reagon Kukësi që merr frenat e lojës në dorë dhe provon me Rrocën që harkon drejt zonës, por topi është më i fortë seç duhet dhe nuk shkon tek Eze.

2′ Bullgarët e nisin rrezikshëm. Duke sulmuar portën e Xhikës, por topi largohet në goditje nga këndi.

1′ Ka nisur sfida në “Air Albania”.

Related posts

PAS FITORES ME PËRMBYSJE NDAJ VENEZIAN/ Allegri: Duhen përmirësuar shumë gjëra, kemi disa lojtarë që…

Delo.autor

I KUNDËRPËRGJIGJET ME “THUMB” NEDVED/ Materaci: Fëmijët e mi panë babin e tyre të fitonte Champions-in dhe…

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Udhëtuan gati 1000 km për të luajtur, njoftohen 1 orë përpara ndeshjes se fusha është e ngrirë dhe…

Delo.autor

Leave a Comment