Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Roma sakrifikon dy lojtarë për të marrë mesfushorin Xhaka, nis sulmi final

Aktiviteti frenetik i Tiago Pinto në sistemimin e lojtarëve të tepërt po çon në disa rezultate. Kluivert është shumë afër Nicës, ndërsa Olsen pritet të jetë portieri i ri i Lille. Kjo situatë e përafron klubin verdhekuq me Arsenalin për Granit Xhakën, i cili mund të zyrtarizohet te Roma në ditët e ardhshme. E ardhmja e Justin Kluivert mund të vijojë në Ligue 1, nën urdhërat e trajnerit Galtier, i cili fitoi kampionatin e fundit me Lille.

Është vetë trajneri që e ka bindur anësorin hollandez për këtë pistë. Kluivert sapo është kthyer nga një sezon huazimi te Leipzig, ndërkohë që Nice dhe Roma janë afër një marrëveshje. Anësori holandez ka treguar gatishmërinë e tij, me operacionin që mund të përfundojë në ditët e ardhshme.

Pas disa javësh bllokimi, me këto dy largime të mundshme, Tiago Pinto do të përpiqet të mbyllë negociatat me Arsenalin për Granit Xhakën. Mesfushori shqiptar, me pushime këto ditë, është i etur të bashkohet me Mourinho. Roma i është afruar kërkesës fillestare të Arsenalit, e cila ishte 20 milionë euro. Oferta e fundit nga klubi verdhekuq do të ishte 15, plus 2.5 milionë euro bonuse të arritshme lehtësisht.

Tiago Pinto shpreson të jetë në gjendje të shtojë Xhakën në ekip për pjesën e dytë të përgatitjeve në Portugali, por kapiteni i Zvicrës mund t’i reduktojë pushimet dhe të arrijë në fillim të gushtit, si Florenzi e Cristante. Xhaka ka arritur një marrëveshje personale me Romën prej disa kohësh. Ai do të ketë një kontratë 4-vjeçare me vlerë 2.5 milionë euro në sezon, plus bonuse.

Related posts

​Familja e Sanchezit mbërrin në Londër, kiliani përgatitet për t’u larguar nga Arsenali

Q.Autor

VLEN 599.5 MILIONË EURO/ Ja formacioni i Bayernit, që mund të sundojë Europën (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

PRANË LARGIMIT/ Ze Maria mbetet në krye të Tiranës: 5 mijë euro s`më ndryshojnë jetën

Isa.Autor

Leave a Comment