Moto GP Sport

Marquez: Kam “mësuar” nga Rossi. Replika: Nxjerr 5 pilotë nga pista çdo garë

Takimi ballë për ballë që ishte parashikuar mes Valentino Rossit dhe Marc Marquez në pistën e Austin, në garën që zhvillohet nesër në Amerikë nuk ndodhi, por dy pilotët patën mundësinë që të debatojnë, madje me tone të ashpra, gjatë takimit të sigurisë që zhvillohet para garave me të gjithë pilotët. Pas një ore bisedimesh, tensioni është rritur ndjeshëm kur spanjolli sulmoi Rossin: “Kemi mësuar nga ty”.

Nuk ka munguar replika e italianit, që tha: “Si mund të krahasohemi ne të dy. Unë kam nxjerrë jashtë piste 4 vetë në 20 vite karrierë, ndërsa ti nga 5 pilotë në çdo garë”. Pra, sqarimi që duhej të ndodhte në këtë garë nuk ndodhi dhe situata para garës së Çmimit të Madh të Amerikës është ende e nderë. Pas deklaratës së Rossit piloti spanjoll nuk reagoi më, ndërkohë që ata dhe pilotët e tjerë ishin në të njëjtën tavolinë të rrumbullakët.

Drejtuesit e garës dhe të Moto GP u përpoqën që të qetësojnë situatën e krijuar, duke premtuar vemndime më të ashpra në rast se ato do të përsëriten, deri në nxjerrjen e flamurit të zi (përjashtim nga gara për pilotin në rast kontakti.

Related posts

Nga “BRSS” në “Rusi”/ Emri mbetet “ogur i zi” për organizatorët të cilët kanë dështuar në çdo Botëror

Sadik.Autor

MOMENTET E ARTA ME SKËNDËRBEUN/ Bledi Shkëmbi bëhet nostalgjik

F.autor

GJITHMONË JOSHËSE/ Modelja kroate Licious konfirmon shtatëzaninë me futbollistin shqiptar

F.autor

Leave a Comment