Futboll Kategoria Superiore Sport

“LOJTARËT E ARDHUR EDNDE JO NË FORMË”/ Egbo: Duhen tri blerje, do të tentojmë…

Emanuel Egbo kërkon grupet e Europës, Champions apo Europa League. Për të është njëlloj, mjafton që skuadra të shkëlqejë brenda apo jashtë fushe. Në një intervistë për mediat lokale, Egbo sqaron dhe çështjen e merkatos dhe çfarë pret nga ndeshja në Tbilisi.

Do të luani me Dinamon e Tbilisit në transfertë?

Është një ndeshje e vështirë. E para, luajmë në fushën e tyre, që e kanë pak më tepër avantazh. E dyta, është se kanë filluar kampionatin. Janë në javën e 9-të, nesër luajnë javën e 10-të. Nga ana psikologjike dhe praktike mendoj që janë pak më lart se ne. Por sa mbaruam edhe ne kampionatin, nuk jemi jashtë ritmit. Kemi dhe disa lojtarë të rinj që kanë ardhur dhe të shohim deri në momentin e fundit si do të përshtatet me ekipin. Nga skuadra janë larguar më shumë se 11 lojtarë. Është problem për ju ky shpopullim? Largimet janë diçka që ndodhin. Ka nga ata që duan të vazhdojnë, ka nga ata që duan të shohin punën e tyre me ekipe të tjera. Besojmë se kemi bosht ekipin që ka dalë kampion.

Çfarë i nevojitet kësaj skuadre që të jetë sërish kompetitive dhe të fitojë titullin?

Na nevojiten tre lojtarë që të zëvendësojnë ata që kanë ikur dhe jemi në rregull. Normalisht që duhet shumë kohë. Shumica kanë qenë në kampionat që ka mbaruar në mars apo prill, ndërsa ne e kemi mbyllur në gusht. Lojtarët që kanë qenë në ekip kanë formë pak më të mirë se ata që kanë ardhur.

Është folur për një afrim të Micit në ekip. Si qëndron e vërteta në këtë rast?

Nuk e di ku e keni dëgjuar. Merrem me ata lojtarë që kam këtu. Nuk kam folur me asnjë njeri për Micin. Me sa kam diskutuar me klubin, nuk kemi diskutuar për Micin. Kemi dy lojtarë në atë pozicion. Nuk dihet çfarë mund të ndodhë në ditët në vazhdim. Jemi në Champions League dhe në kampionat ka shumë ndeshje për t’u luajtur. Çdo lojtar është i mirëpritur nëse kemi nevojë për atë lojtar.

Sa larg shkon Tirana në Champions dhe a i ka mundësitë për t’u kualifikuar?

Ne do të bëjmë të pamundurën, të japim maksimumin tonë dhe të tentojmë pse jo të shkojmë deri te kualifikimi në grupe. Ose maksimumi edhe kualifikimi në grupet e Europa League, është ai objektivi që kam shumë besim dhe do të luftojmë me 100%-shin tonë gjatë gjithë kohës, që në ndeshjen e parë.

Related posts

“KUQEZINJTË” GJEJNË ZËVENDËSUESIN E RODRIGUEZ/ Milan gati të rikthejë në ekip mbrojtësin…

Delo.autor

Vuri bast se Cavani e Pepe do shënonin, shikoni shumën marramendëse që ka fituar anglezi

Sadik.Autor

MANCHESTER CITY NË AVANTAZH/ Shënon golin Aguero brenda zonës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment