Futboll Seria A Sport

LUMTURON TIFOZËT “ZIKALTËR”/ Moratti: Inter tentoi për “Pleshtin”, do të provojë sërish

Thashethemet në lidhje me të ardhmen e Leo Messi nuk zbehen. Ndërsa Koeman duket se është gati të ndahet me Suarez, vullneti i trajnerit të ri Blaugrana është padyshim se duhet të bazohet fort te kampioni argjentinas. Por, vetë kapiteni ka pikëpyetje për të ardhmen e tij në Spanjë.

Kjo është arsyeja pse PSG, Manchester City dhe Interi vazhdojnë të ëndërrojnë për supergoditjen e historisë së futbollit, që do të kushtonte qindra-miliona euro. Në këtë drejtim, një shtysë Interit ia jep sërish Massimo Moratti, i intervistuar nga “AS”:

Unë mendoj se klubi tashmë ka provuar. Dhe, duke parë njoftimin, ajo reklama e Suning me profilin e argjentinasit mbi “Duomo” më bën të mendoj se tashmë ka pasur një iniciativë në këtë drejtim. Nëse nuk është kështu, besoj se tek Interi do të përpiqen së shpejti”.

Midis të thënit dhe të bërit, megjithatë, ka shpenzime të mëdha, që duhen bërë: “Nuk është një operacion i thjeshtë ekonomikisht, kjo dihet qartë. Por, vullneti i Messit do të peshojë. Ne duhet të kuptojmë nëse ai me të vërtetë dëshiron të largohet nga Barcelona. Natyrisht, këtë nuk mund ta di”.

Koeman theksoi se dëshiron ta mbajë Messin, ndërsa argjentinasi nuk e ka thënë ende fjalën e tij në këtë drejtim. Të paktën deklarata publike të numrit 10 nuk ka, ndaj thashethemet për të ardhmen e tij do të jenë kryefjala e verës më të çuditshme të tregut të transferimeve në futboll, ndonjëherë.

Related posts

“BODYBUILDING AND FITNESS”/ Shkëlqen Marin Meksi, kampion i shumëfishtë në eventin mbarëkombëtar

Delo.autor

ITALI-ANGLI/ Zotërim topi, ritëm dhe zëvendësime. Tri arsye pse “Azzurrët” befasojnë “3 Luanët”

Delo.autor

ZYRTARE/ Kukësi prezanton përforcimin e tretë nga Maqedonia, por fsheh detajet…

Sadik.Autor

Leave a Comment