Futboll Seria A Sport

VAZHDON TELENOVELA E VERËS/ Ky është gjigandi kinez, që paguan 260 milionë euro për “Pleshtin”

Në vitin 1990, Messi ishte 3 vjeç dhe “Suning” lindi në Kinë, një kompani më shumë në botën kapitaliste. Fillimisht iu dedikua shitjes me pakicë të paisjeve elektronike, pastaj e zgjeroi gamën e shërbimeve që ofron. Në vitin 2020, “Suning”, një “përbindësh” shumëkombësh, është pronari i shumicës së aksioneve të Interit dhe dëshiron të sigurojë shërbimet e Leo Messi. “Suning” nuk ka gjetur një “levë” më të mirë se emri i argjentinas në univers. Nuk ka gjëra të pamundura për këtë kompani. Ajo nuk është më një “peshk” i vogël, por superfuqi, me ekskluzivitet në tregtinë online dhe fizike, sporte, pasuri të patundshme dhe shërbime financiare.

Operacioni për të joshur Messin vlerësohet rreth 260 milionë euro, sipas “La Gazzetta dello Sport”. Nuk duket si një mur i pakapërcyeshëm. “Suning Holdings Group”, me 280.000 të punësuar në të gjithë botën, fitoi 77.24 miliardë dollarë në vitin 2019. Dega kryesore e saj, Suning.com, kishte siguruar një fitim prej 1.69 miliardë dollarë më 2019, deri në shtator. Me këto shifra, “Suning” është ndër tri kompanitë private më të fuqishme në Kinë. Vitin e kaluar, ajo bleu 80 për qind të “Carrefour” nga gjigandi aziatik.

Në krye të kompanisë është Zhang Jindong, 57 vjeç, i renditur në vendin e 30-të të listës së më të pasurve të Kinës, me një pasuri të vlerësuar prej 8.3 miliardë dollarë, sipas revistës “Forbes”. Zhang Jindong e vendosi botën e sportit si një nga fushat themelore për rritjen e markës së tij. “Suning Sports” zotëron tri klube: Jiangsu Suning për meshkuj dhe femra, si dhe Interin e Milanos. Përveç kësaj, përmes “PP Sports”, kjo kompani zotëron të drejtat e transmetimit në Kinë të La Liga-s, Serie A, Premier League, Bundesliga dhe Ligue 1.

Klubi historik interist është diamanti i koleksionit të tij sportiv. Suning bleu 70 për qind të klubit zikaltër në vitin 2016 për rreth 270 milionë euro. Atë ditë, Zhang shpalli: “Ne jemi të bindur që ndikimi i jashtëzakonshëm i Interit në botë do ta bëjë “Suning” një markë të njohur ndërkombëtarisht.”

Që prej vitit 2018, presidenti i Interit është Steven Zhang, djali i shefit të madh, i cili me vetëm 27 vjeç jetë mbi supe i ka vendosur një qëllim vetes: të zbresë nga froni Juventusin, deri më tani pa sukses. Sidoqoftë, në fushën korporative dhe ekonomike, Interi po tregon një fytyrë tjetër.

Sipas pasqyrës së fundit të të ardhurave, Inter fitoi sezonin e kaluar 417 milionë euro, rekordi më i mirë në historinë e tij. Për më tepër, klubi italian raportoi në mbledhjen e aksionarëve të tij se kishte mesataren më të mirë të spektatorëve në Itali, me 61.429 tifozë për ndeshje. Ky numër mesatar u regjistrua deri kur u mbyllën me detyrim dyert e stadiumeve prej koronavirusit. Interi vlerëson se 120 milionë tifozë në Kinë kanë nevojë për një simbol në fushë. Dhe emri i “Suning” përfshin tërë sektorët e klubit. Kjo kompani kineze ka hapur një seli të re të klubit, të quajtur “1908 Inter HQ”. Në “Appiano Gentile”, vendi tradicional i stërvitjes së zikaltërve, e kthyer tashmë në “Qendrën e Trajnimit Suning”, janë bërë modernizime infrastrukturore. Tri javë më parë u përurua si qendër multifunksionale. Selia e re është e pajisur me të gjitha komoditetet për profesionistët.

anuncio de la televisión del Inter proyectando a Messi sobre ‘Il Duomo’ en Quay.

1.2 miliardë për një “San Siro” të ri
E gjitha kjo nuk përjashton një nga projektet e shkëlqyera të “Suning”, investimin prej 1.2 miliardë euro për “San Siro” e ri, që përfshin një revolucion për të gjithë zonën. Shpenzimet, gjithashtu, do të përforcohen nga Milani dhe subjektet e tjera private. Sidoqoftë, i gjithë investimi dhe fuqizimi ende nuk ka shërbyer për të përfshirë Interin në “top-10” e markave më të vlefshme në botën e futbollit. Ekipi kinez i “Suning”, Jiangsu, ishte ai që kishte një marrëveshje gati të mbyllur me Gareth Bale, sezonin e kaluar.

Kur u duk se lojtari kishte vendosur të shkonte në Kinë, nënshkrimi nuk u bë. Një nga blerjet e tij të fundit në tregun e dimrit ishte ai i Wakaso, për të cilin ai pagoi 4 milionë euro tek Alavés. Ish-lojtari i Atletico Madrid, Miranda, gjithashtu luan te Jiangsu. Kur “PP Sports” ndriçoi me figurën e Messit këtë javë, “Duomo” e Milanos, shumë skenarë u përfolën. Veç të tjerave, ishte një shkelje syri më shumë i një procesi joshjeje. Barça ka tashmë një rival gjigand për yllin e saj, në prag të rinovimit të radhës me Lionel Messi.

Related posts

ËSHTË FUTBOLLISTI I KOMBËTARES U-21/ Sergio Kalaj arrin akordin me klubin e Lazios, ja përfitimet (FOTO)

Delo.autor

ANKTH TEK INTERI/ Përcaktohet shkalla e RËNDË e dëmtimit për dy futbollistët ZIKALTËR

Isa.Autor

MOMENTE PANIKU NË VLORË/ Tifozi i Flamurtarit transportohet në spital, ka pësuar…

Delo.autor

Leave a Comment