Futboll Seria A Sport

MBYLLET KAMPIONATI I SERIE A/ Inter fiton sfidën për vendin e dytë me Atalantan, në San Paolo rishkruhet historia

Inter e ka mbyllur me një fitore të rëndësishme sezonin 2019/20 të Serisë A.

Zikaltrit, në fakt, kanë mposhtur 2-0 në transfertë Atalanta-n dhe kanë siguruar vendin e dytë në  renditje.

Lojtarët e Conte-s kanë gjetur golin që në minutën e parë të takimit dhe kanë realizuar të dytin në minutën e 20-të me Young.

E mbyll me fitore edhe Napoli, që ka mundur në San Paolo 3-1 Lazio-n, por fituesi i vërtetë i ndeshjes ka qenë sulmuesi i bardhekaltërve, Ciro Immobile.

Me golin e shënuar sot, ai e ka mbyllur kampionatin me 36 realizime, duke barazuar rekordin e vendosur nga Gonzalo Higuain në sezonin 2015-16 me fanellën e Napoli-t për numrin më të madh të golave të shënuar në një sezon të Serisë A.

Related posts

Pothuajse zyrtare: Messi gati të nënshkruajë kontratën me 100 milionë euro në sezon

Q.Autor

Granada mund ta blejë Rey Manajn për 1 milion euro

Sadik.Autor

KUR GJËMËN TA BËN FUSHA/ Në Spanjë sulmuesi “fluturon” dhe nuk shënon një rast flagrant

Isa.Autor

Leave a Comment