Futboll La Liga Sport

MESSI APO RONALDO? Arda Turan zgjedh më të mirin, tregon ku ndryshojnë

Arda Turan ka thënë se ish-shoku i tij i skuadrës, Lionel Messi, është superior ndaj Cristiano Ronados, duke përshëndetur lojën e gjithanshme të argjentinasit. Yjet e Barcelonës dhe Juventusit kanë përcaktuar epokën e tyre të futbollit, duke u vendosur si dy lojtarët më të mirë në botë gjatë dekadës së fundit e më tej. Messi ka marrë në shtëpi gjashtë “Topa të Artë”, ndërsa Ronaldo pesë të tillë, me Luka Modric më 2018, lojtari i vetëm që e ka fituar çmimin përveç argjentinasit dhe portugezit nga viti 2008.

Turan u ndal nga eksperienca e tij me Messin, gjatë tri sezoneve tte Barcelona, ​​të cilës iu bashkua më 2015, pas katër sezoneve me Atletico Madrid. Gjatë kohës së tij në Katalonjë, Turan u bashkua me Messin për të fituar një herë La Liga-n dhe dy herë Kupën e Mbretit. Duke pasur rastin të luajë përkrah superyllit argjentinas, Turan ka shprehur mendimin e tij se loja e gjithanshme e Messit e bën atë një lojtar më të mirë se Ronaldo.

“Messi është i pranishëm në çdo moment të lojës së futbollit. Ai mund të diktojë ndeshjen në çdo aspekt, – tha Turan për “beIN Sports” në Turqi. – Nuk kam asgjë të keqe për të thënë në lidhje me Ronaldon, por ai është shënues goli, megjithëse shumë i veçantë. Messi bën gjithçka në këtë lojë. Ai bën gjëra që nuk mund t’i imagjinosh. Inteligjenca e tij, vizioni i tij, driblimi i tij janë shumë të ndryshme. Dhe çdo person me të cilin kam biseduar për këtë, pajtohet me mua.

Përvec personave që janë afër Ronaldos, shokëve të tij të skuadrës, të cilët thonë se është ai më i miri, pasi përgjigjen politikisht, nuk ka të tjerë që nuk vendosin të parin argjentinasin. Ronaldo është shoku im dhe nuk është vendi im për të vënë në dyshim cilësitë e tij. Por, unë mendoj se Messi është më i mirë”.

Related posts

Zyrtare Robben rinovon kontratën me Bayern Munichen

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Aleksi: Është një ndeshje shumë e fortë, duhet të luajmë për…

Delo.autor

NUK KA DYSHIM PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Sulmuesi premton besnikëri fanellës “kuqezi”, ja arsyeja kryesore

Delo.autor

Leave a Comment