Champions League Futboll Sport

NEYMAR HYN NË HISTORI/ Barazon rekordin e Messit në Champions

Neymar e ka shënuar emrin e tij në librat e historisë, pasi luajti një pjesë të rëndësishme në fitoren dramatike 2-1 të PSG ndaj Atalantës, në çerekfinalen e Champions-it. Ndërsa nuk ishte një performancë e përsosur nga braziliani, i cili humbi një shans të artë për të zhbllokuar shifrat në pesë minutat e para të lojës, ai ishte qartësisht i vendosur për të siguruar që PSG të përparonte në gjysmëfinale. Kundër Atalantës, 28-vjeçari bëri 16 driblime, një rekord i përbashkët në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve me Lionel Messi dhe Javier Zanetti.

Fillimisht u duk se nuk do të ishte një natë e paharrueshme për PSG dhe Neymar, me Atalantën që hapi rezultatin pas 27 minutash lojë, përmes Mario Pasalic. Përkundër punës mbresëlënëse të tij me topin në këmbë, Neymar u përpoq të shënonte, duke humbur dy shanse të mëdha në 45 minutat e para. Aq shumë shanse të humbura pati mbrëmë, sa në 11 ndeshjet e tij të kaluara në Champions.

Braziliani do të mbetej këmbëngulës, megjithatë, duke krijuar katër shanse të tkjera, para se asistonte përfundimisht Marquinhos në minutën e 90-të. Neymar më pas do ta gjente Kylian Mbappe vetëm disa minuta më vonë brenda zonës së Atalantës, me francezin duke bërë mirë, tekjsa pasoi te Choupo-Moting për goditje të shpejtë.

Fitorja 2-1 e PSG do të thotë se kampionët e Ligue 1 përparojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, për herë të parë që nga sezoni 1994-1995, kur e bëri këtë nën drejtimin e trajnerit Luis Fernandez. PSG tani do të përballet me RB Leipzig ose Atletico Madrid në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, në 18 gusht.

Related posts

KUALIFIKIMI NDAJ DANIMARKËS/ Ylli Kane dhe Sterling të sinqertë: S’ishte penallti…

Delo.autor

REVOLUCION TEK ARSENALI NË VERË/ Ja 7 titullarët me valixhet gati që largohen në fund të sezonit

Delo.autor

E BUJSHME/ PANUCCI: Pyesni DUKËN për të ardhmen, kontrata ime përfundon…

Isa.Autor

Leave a Comment