Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ Marquez ngre “flamurin e bardhë”, do të mungojë edhe në 2 garat e radhës

Kampioni i botës në Moto GP, Marc Marquez, nuk do të garojë edhe në dy garat e ardhshme të sezonit 2020, ato që do të zhvillohen më 16 gusht dhe 23 gusht në Austri.

Piloti spanjoll u aksidentua në garën e parë sezonale (Jerez) dhe u operua në shpatull. Për pasojë, ai nuk garoi në dy garat e tjera (Jerez dhe Brno).

Sipas “Mundo Deportivo”, përpjekja që bëri Marquez për t’u rikthyer në garë më herët, duke sforcuar krahun, ka lënë pasoja, duke e detyruar të qëndrojë më gjatë jashtë pistave të Moto GP.

Madje Marquez bëri një operacion të dytë, duke bërë që rikthimi në pistë të jetë më i vonuar. Gjasat janë që spanjolli të garojë sërish më 13 shtator, në garën e San Marino.

Në vendin e tij te motori Honda do të garojë Stefan Bradl, ashtu sikurse edhe në garën e fundit. Kjo mungesë kaq e gjatë limiton shanset e Marquez për të mbrojtur titullin kampion bote.

Related posts

YLLI LEGJENDAR I MILANIT/ Filippo Inzaghi: Ata prezantojnë të ardhmen e klubit dhe të…

Delo.autor

DJAJTË E KUQ NUK DINË TË NDALEN/ Mposht Brighton me Pogba dhe “magjinë” e Rashford

Delo.autor

SHAU ARBITRIN NË CHAMPIONS/ Neymar mbetet jashtë…

Delo.autor

Leave a Comment