Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ BYLIS/ Flet trajneri Daja: Filozofia e klubit është që përveç performancës së mirë, duhet të…

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja ka dalë para mediave ditën e sotme, për të folur për sfidën e radhës së ekipit të tij, me Bylisin. Ai është shprehur se çdo ndeshje duhet marrë njësoj dhe se filozofia e klubit tashmë janë dhe lojtarët e rinj.

Maksimumi “Brenda një ndeshje janë të treja rezultatet, me kohën që kishim në dispozicion nuk e kishim menduar që në dy javët e para, mund të mernim pikët e plota. Por, ajo që u pa në fushën e lojës në të dyja ndeshjet, kishte një emërues të përbashkët, sepse të gjithë duke filluar nga lojtarët besuan deri në fund, pasi edhe në ndeshjen e parë dhe në Laç besuam dhe përmbysëm rezultatin. Mentaliteti është dhe në kushte vështirësie shfaqet. Në këto momente ai që është më i rëndësishmë është komponenti psikologjik”.

Bylisi? “Të them të drejtën Bylisin e njoh mirë, ata nuk kanë bërë shumë ndryshime në grup. Ka bërë mirë, pavarësisht se nuk kanë marrë rezultatet të mira. Duhet të harrojmë dy fitoret e para dhe të djersijmë në fushë. Ende nuk e kemi konsoliduar manovrën dhe kështu, lojtarët me përvojë duhet të japin maksimumin që të jemi në ekulibër”.

Formacioni? ‘Ekipi që fiton nuk ndryshohet dhe në bazë të kundërshtarit dhe lojtarëve që kemi në dispozcion, thuajse do të e jetë ekipi që ishte në javët e para”.

Entuziazmi? “Është prezent dhe padyshim i merituar, pasi në një kohë të shkurtër që kemi pasur në dispozicion edhe muskujt kanë qenë të rënduar dhe ne nuk kemi pasur formën më të mirë fizike. Jemi goxha mirë, por duhet të jemi me këmbë në tokë”.

Filozofia e klubit? “Kemi marrë maksimumin për kohën dhe grupin që kemi pasur në dispozicion. Kapiteni, Dita, Pollozhani do më ndihmojnë mua dhe lojtarët e tjetër e rinj. Filozofia e klubit është që përveç performancës së mirë, duhet të shtyjmë përpara dhe elemetët e rinj, që të funksionojë në vazhdimësi Skënderbeu”.

Takaj? “Kemi biseduar dhe komunikuar me presidentin deri në orët e vona të natës të bëjmë të mundur, që në këtë hapësirë kohore prej disa orësh të afrojmë ndonjë elementë që do na shërbejë për vazhdimësinë

Related posts

“Tronditet” Liverpool-i, talenti humb finalen ndaj Realit dhe Botërorin

Sadik.Autor

PESË GOLA DHE TENSION/ Mësohet kundërshtari i Realit në finalen e Superkupës

Delo.autor

Juventusi i hap dyert, mesfushori bardhezi drejt PSG-së

Sadik.Autor

Leave a Comment