Champions League Futboll Sport

“KY ËSHTË BAYERNI MË I MIRË QË KAM LUAJTUR”/ Muller: Neymar dhe Mbappe? Sulmi ynë…

Pasi mposhtën Lyonin në gjysmëfinale, Bayern do të përballet në finalen e Ligës së Kampioneve me Paris Saint Germain mbrëmjen e nesërme në Lisbonë.

Një ndeshje e vështirë për bavarezët, pasi përballë do të kenë, PSG-në, të cilët e dëshirojnë me patjetër këtë trofe.

Megjithatë, Bayern nuk është asnjëherë i kënaqur me trofe, veçanërisht kur ato janë kontinental dhe në këtë ndeshje do të synojë triumfin.

Në një intervistë për “Sky Sport Italia”, Thomas Muller, u shpreh se PSG ka lojtarë fantastik, por është i sigurt se do t’ia dalin të triumfojnë në këtë takim.

” Duket si Bayerni më i mirë në të cilin kam luajtur ndonjëherë. Ne kemi pasur një sezon të mirë deri më tani, pothuajse të përsosur, sidomos në muajt e fundit. Ne kemi marrë rezultate të mira me një stil spektakolar të lojës. Problemi ynë i vetëm është që finalja fillon 0- 0 dhe ne nuk do të luajmë kundër ndonjë skuadre dosido, por me PSG: ata kanë lojtarë fantastikë. Jemi të përqendruar dhe të sigurt, mbase si ju italianët zakonisht (qesh) “, tha 30 vjeçari për “Sky Sport Italia”.

Image

Më pas Muller flet edhe për dyshën Neymar – Mbappe: “ Nuk u duhet dhënë kohë të mendojnë se janë aq mahnitës, pasi nëse u jepni kohë, mund të bëjnë gjithçka. Nëse ne qëndrojmë të bashkuar si ekip ne mund t’i ndalojmë. Pastaj të mos harrojmë se sulmi ynë është më i mirë në këtë sezon të Champions, apo jo? Lewandowski apo ‘LewanGolwski’ siç e quaj, së bashku me Gnabry-n,  janë një dyshe e shkëlqyer. Kështu që edhe ata duhet të jenë të kujdesshëm: 8 gola ndaj Barcelonës dhe 3 kundër Lyon, PSG duhet t’i  bëjë vetes shumë pyetje për ne “, përfundoi Muller.

Image

Related posts

Nuk është CUTRONE/ Ja kush shpallet lojtari i ndeshjes në Milan-Roma (FOTO)

Isa.Autor

Zyrtare: Chelsea kompleton transferimin e Ross Barkley

Q.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Mourinho ndryshon strategji, Roma gati të sakrifikojë Sanchez për mesfushorin portugez…

Delo.autor

Leave a Comment