Futboll La Liga Sport

NË PËRPJEKJE PËR LËVIZJEN E SHEKULLIT/ Guardiola kapet “mat” në Barcelonë

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, po mundohet të mbyllë lëvizjen e shekullit. Numri një i stolit të “Qytetarëve” dëshiron që të ketë në skuadër Lionel Messin. Ai ka folur me sulmuesin argjentinas, por tani do ta takojë direkt vetë në Barcelonë.

Tekniku ka darkuar në një restorant aziatiak të njohur në Barcelonë. Faqja e restorantit ka shpërndarë një foto me trajnerin e mirënjohur ku shkruan: “Sot në Kao Dimsum. Ne e duam familjen e Guardiolës”, – shkruhet si mbishkrim.

Guardiola nuk është rastësisht në Spanjë, pasi do të bisedojë nga afër me lojtarin më të mirë në planet. Afrimi i Messit do të ishte i jashtëzakonshëm dhe do të ndihmonte shumë anglezët në Champions. Ata kanë dështuar në kompeticionin më të madh në Europë, ashtu si kapiteni i Barçës.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Ja 10 arsyet se pse SHQIPËRIA mund të marrë pikë sonte ndaj SKOCISË

Isa.Autor

VALENCIA-REAL MADRID/ Pas një krosimi, Hugo Duro mposht “Los Blancos” me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

DISFATA NË DERBI NDAJ REAL MADRID/ Ja si tifozët e “Los Blancos” tallen me Simeonen

Delo.autor

Leave a Comment