Futboll Seria A Sport

NGA FINALJA E CHAMPIONSIT TEK EUROPA LEAGUE/ Eriksen: Këtë herë festoj me Inter

Ne kemi fituar disa ndeshje, tani jemi në finale dhe duam të fitojmë përsëri”. Christian Eriksen beson te triumfi në Ligën e Europës dhe ia thotë këtë kanalit zyrtarit të Interit. Kujtojmë se të premten do të luhet finalja e këtij kompeticioni kontinental në Lisbonë, ku zikaltrit do të kenë përballë Sevilla.

Po flasim për një futbollist, që sezonin e kaluar ishte në fushë në një finale tjetër, edhe më të madhe, atë të Ligës së kampionëve, e humbur përballë Liverpool. Asokohe, danezi ishte pjesë e Tottenham: “Ishte bukur të luaja finalen e Champions-it vitin e kaluar me Tottenham, por nuk ishte mirë ta humbisja atë. Qëllimi është ta përjetoj ndryshe finalen e këtij viti”.

Danezi, gjithashtu, tregoi sa e veçantë është të luajturit në këto muaj, pas urgjencës së koronavirusit: “Është ndryshe nga zakonisht. Gjithçka që bën është të flesh, të hash, të stërvitesh dhe të kthehesh në dhomën tënde”. Nga këndvështrimi sportiv, ai shpjegoi mungesën më të madhe: “Futbolli luhet për tifozët, tani na mungojnë ata. Në stadiume mungon atmosfera që ata krijojnë. Ta luash një finale të tillë pa tifozë është krejt ndryshe, por ama duam ta fitojmë trofeun edhe për ta”.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Udinese-Inter. Rezultati 0-0

Delo.autor

VITI I PABESUESHËM I PEDRIT/ Nga taksia me qesen e pazarit te “Topi i Artë” pas 73 ndeshjesh

Delo.autor

Vijon plaçkitja e Nicës, Gladbah i merr yllin e sulmit për shifër rekord

Isa.Autor

Leave a Comment