Futboll Premier League Sport

MERKATO E “ÇMENDUR”/ Presidenti i Chelsea-t “thyen bankën” për bomberin Lukaku, gati oferta stratosferike

Sulmi ndaj Romelu Lukaku ka filluar. Rezistenca do të jetë sfida e verës për Interin. Chelsea po bën presion për sulmuesin 28-vjeçar belg, do ta rikthejë atë në “Stamford Bridge”, ku kaloi për herë të parë në gusht 2011. Asoskohe, klubi i Roman Abramovich e bleu atë nga Anderlecht për 12 milionë euro, për ta shitur me ngut dy sezone më vonë tek Evertoni për 30 milionë. Tani, manjati rus dëshiron ta marrë atë përsëri dhe t’i japë një bomber të nivelit të lartë Thomas Tuchel, fituesi i ri i Ligës së Kampionëve me Blutë.

Londinezët kanë ndarë një buxhet prej 130 milionësh për merkaton dhe, pasi kanë dështuar në sulmin ndaj Erling Haaland, fenomeni i Borussia Dortmund, janë të vendosur të mos e lëshojnë Lukakun. Asnjë propozim nuk i është bërë ende Interit, por përballë një oferte të tillë stratosferike, edhe bindjet më solide do të lëkundeshin.

Lukaku mbërriti dy vera më parë në “San Siro”, falë këmbënguljes së Antonio Contes. Qendërsulmuesi mbetet nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e klubit zikaltër: 75 milionë euro (paguar te Manchester United). Në dy sezonet e tij italiane shënoi 64 gola, ishte njeriu simbolik i Interit, që fitoi titullin pas 11 vitesh.

Abramovich është aq i vendosur për të marrë përsëri Lukakun, saqë e ka dërguar djalin e tij në Milano prej ditësh me radhë, vendosur në një hotel luksoz në qendër të qytetit, jo për pazar, por për të kontaktuar me përfaqësuesit e belgut. Bisedimet janë duke u zhvilluar, deri më tani vullneti i Lukakut i ka bllokuar negociatat. Sulmuesi është i lumtur në Milano, ai gjithashtu nuk është i bindur të kthehet në Angli, ku nuk është vlerësuar plotësisht.

“Ndeshja” është mes Chelsea dhe sulmuesit, Interi aktualisht vetëm pret, i joshur nga shuma e madhe, por ende pa ofertë zyrtare. Ditët e fundit, Beppe Marotta e ka përcaktuar belgun si të patransferueshëm, por merkatoja është e gjatë. Interi dëshiron ta mbajë atë, por pozicioni financiar i klubit nuk është i fortë. Sakrifikimi i Hakimi nuk është i mjaftueshëm për të shuar etjen e arkës së dehidratuar të zikaltërve, e rënduar nga një situatë e vështirë borxhesh.

Londinezët, gjithashtu mund të ndjekin një rrugë tjetër: një ofertë të lartë parash, së cilës mund t’i shtohet qendërsulmuesi gjerman Timo Werner. Vendimi, tani për tani, i takon Lukakut. Nëse belgu nuk ndryshon mendim, nuk ka asnjë diferencë. Nëse ai largohet, do të ishte problem për ta zëvendësuar. Interi i 130 milionëve para të gatshme duhet të riinvestonte të paktën 70-80 milionë në përpjekje për të blerë Duvan Zapata nga Atalanta dhe Giacomo Raspadori nga Sassuolo.

Related posts

POLEMIKAT PËR TË ARDHMEN E ZIZU/ Ish-zëvendësi i Zidane: E njoh shumë mirë, ja kur do të kthehet

Delo.autor

“MUA MË PËLQEU INSISTIMI I TYRE”/ Fabregas kujton të kaluarën: Më kërkoi Reali, por ëndrra ime ishte…

Delo.autor

“MIRËSEVJEN NË PREMIER LEAGUE”/ Mesfushori i Manchester United tregon gjendjen e këmbës së tij (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment