Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ U hodh nga motori pasi iu këputën frenat, Piloti: Me fat që jam gjallë

Piloti spanjoll i Yamaha, Maverick Vinales, ishte protagonist i një aksidenti të frikshëm në pistën austriake të Spielberg 24 orë më parë, ku u zhvillua gara e Çmimit të Madh të Stiria në Moto GP. Motori i tij mbeti pa frena në fund të pjesës së drejtë, duke detyruar pilotin të hidhet për të evituar rrëzimin apo përplasjen me barrierat mbrojtëse.

“E vështirë të shpjegosh se çfarë ndodhi. Frenat u përkqeësuan gjkithnjë e më shumë, deri në momentin kur doreza u këput dhe nuk kisha më frena. Në ato momente nuk mendon, por pata fatin të shkëputem nga motori dhe kuptova se nuk mund të frenoja më. Jam me fat që veprova ashtu dhe jam gjallë”, tha Vinales, ndërkohë që motori i tij u përplas me 200km/orë dhe mori flakë.

Related posts

Gazeta spanjolle “Marca” zbulon detajin që e çon Ronaldon te Juventusi

Isa.Autor

JUVENTUS-UDINESE/ Pas një aksioni fantastik me Dybalan, Higuain zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

“PSG-JA IME MË E MIRË SE KJO E POCHETTINOS”/ Ibrahimovic: Ja çfarë nuk më pëlqen te Mbappe

Delo.autor

Leave a Comment