Futboll La Liga Sport

“NUK KËRKOJ JUSTIFIKIME APO FAJ”! Simeone: Dhamë gjithçka. Ja pse Felix e nisi rezervë

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone foli për Sky Sport pas eliminimit të tij në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Leipzig.

Ky eliminim largon ndonjë siguri?
“Absolutisht jo. Ne dhamë gjithçka në një sezon shumë të gjatë, me 60 ditë ndalesë të detyruar dhe me detyrimin për të fituar për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve të ardhshme. Tani, 1 javë pushim për të pastruar mendjen dhe çliruar stresin, pastaj rifillim me të njëjtin entuziazëm si më parë

“Nuk kërkoj justifikime dhe fajësime. Kemi arritur në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve dhe vendin e tretë në La Liga: shpresojmë të bëjmë më mirë sezonin e ardhshëm”.

“Joao Felix nuk stërviti për disa ditë për shkak të një dëmtimi: kjo është arsyeja pse ne zgjodhëm Costa dhe Llorente, të cilët kanë bërë mirë së bashku në 11 ndeshjet e fundit të La Liga. Do të jetë e vështirë sezonin tjetër sepse La Liga po rritet dhe Champions League po bëhet gjithnjë e më konkurruese”.

Related posts

ZYRTARE/ Egnatia godet në merkato, kapiteni i Shkupit firmos me rrogozhinasit

Delo.autor

NË UDHËKRYQ/ JA 3 destinacione për të ardhmen e Ajetit, mbrojtësi duhet të vendosë

Isa.Autor

NË SPANJË “KOPJOJNË” BALLIST MORINËN/ Po bëhet virale, shikoni çfarë ndodhi në ndeshjen Atletico Bilbao-Eibar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment