Futboll La Liga Sport

MESSI DO LARGIMIN NGA BARCELONA/ Ja dy klubet e mëdha që po “luftojnë” për të marrë “Pleshtin”

Po tani çfarë do të ndodhë me Lionel Mesin? Është kjo pyetja që ka nisur të mundojë të gjithë tifozët e Barcelonës, pas eliminimit të turpshëm nga Liga e Kampioneve dhe nga Spanja mbrëmjen e djeshme kanë lëshuar bombën.

Kapiteni i katalanasve duket se nuk e ka kapërdirë goditjen e rëndë të marrë kundër Bajernit të Mynihut dhe ka kërkuar largimin nga skuadra, që në këtë verë, ndonëse menjëherë pasi ky lajm pushtoi të gjitha portalet e botës, mori edhe përgënjeshtrimin nga ana e klubit.

Por pavarësisht kësaj, “Pleshti” sigurisht që po mediton lëvizjen në fjalë, sepse pas shumë viteve dhe shumë përgjegjësive të marra, ndoshta edhe argjentinasi është i lodhur së qeni figura e vetme që duhet të njolloset, kur Barcelona vendos që të bëjë paraqitje të turpshme. Dhe opsionet për skuadrën e ardhshme nuk mungojnë, ndonëse nga Anglia sigurojnë se është Guardiola dhe Siti në avantazh, me këta që shqetësojnë ëndrrën e madhe të Interit dhe tifozëve zikaltër.

OPSIONET

Le ta nisim nga situata aktuale: Lionel Mesi ka kontratë me Barcelonën deri në fundin e sezonit të vitit 2021, por për momentin ka vendosur që të ndalojë bisedimet për rinovimin e kontratës së tij. Kapiteni i katalanasve po sheh vit për vit dështimet e njëpasnjëshme dhe klubi nuk po reagon për të krijuar një skuadër kompetitive në Europë. Ai nuk e ka fituar Champions-in prej 5 vitesh dhe kjo gjë tashmë i është shndërruar në një fiksim. Opsioni i parë dhe më i vështiri për të ndodhur është prishja e menjëhershme e kontratës dhe largimi nga Barcelona.

mESI

Është e vështirë, sepse Bartomeu nuk do ta pranonte diçka të tillë për shkak se do të futej në histori si presidenti që la Leo Mesin të largohej dhe në këtë mënyrë do të humbte zgjedhjet vitin e ardhshëm. Por edhe Mesi nuk dëshiron të jetë kaq i “keq” me Barcelonën, pavarësisht se është zhgënjyer nga ecuria e viteve të fundit. Është klubi ku u rrit dhe ku fitoi shumë trofe, prandaj mund t’i japë edhe një shans për të parë se çfarë do të ndodhë dhe a do të ketë një projekt fitues. Por si ndodh kjo? Duke respektuar kontratën deri në fundin e saj, e cila skadon në vitin 2021. Ky vit do të shërbejë për të kthjelluar idetë dhe për të menduar planet.

Nëse në klub do të vijë një trajner i zoti dhe do të afrohen lojtarët e duhur, Mesi ndoshta do të qëndrojë dhe do të bindet për të rinovuar kontratën. Por këtë gjë nuk ka ndërmend që ta bëjë përpara dhjetorit. Ky është opsioni i fundit në letër: Leo të harrojë gjithçka po ndodh dhe të jetë i pari që të firmosë për të nisur një cikël të ri te katalanasit.MESIIII

LUFTË SITI-INTER

Mançester Siti dhe Interi janë dy skuadrat që mund të përfitojnë shërbimet e Lionel Mesit. Nëse pak ditë më parë lakohej vetëm emri i zikaltërve, mediat britanike bëjnë me dije se “Qytetarët” po mendojnë seriozisht të përfitojnë nga momenti i vështirë që Leo po kalon te Barcelona. Siti është një nga skuadrat më të forta në aspektin ekonomik dhe ndoshta e vetmja që mund të përballojë rrogën e lartë që ka “Pleshti”.

Por prej disa kohësh qarkullojnë zërat se edhe “Suning”, kompania që menaxhon Interin, është e gatshme të bëjë goditjen e madhe në merkato. Babai i Leo Mesit dhe vetë lojtari kanë blerë shtëpi në Milano…

Related posts

Trajneri i portugezëve: Ronaldo i rëndësishëm, por i vetëm nuk mund të…

Isa.Autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Sfida Tirana-Partizani me të ftuar special, ja lojtarët e “piketuar” nga ekipet europiane…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Arsenal barazon rezultatin, Xhaka ka peshë tek goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment