Futboll Kategoria Superiore Sport

NUK NDALET NË MERKATON E VERËS/ Tirana përforcohet me mbrojtësin e kombëtares së…

Tashmë që sezoni 2019-2020 është mbyllur, te Tirana kanë filluar të mendojnë për lëvizjet që do të bëhen në skuadër. Pas dy afrimeve të Ardit Tolit dhe Albion Avdijajt, afrimi i tretë pritet të vijë nga Maqedonia e Veriut. Kristijan Toshevski pritet të jetë afrimi i radhës i Tiranës.toshevski

Bardheblutë synojnë që të jenë sa më konkurrues në Kupat e Europës dhe teksa Champions-i shtrëngon të afrojë, ka nisur prej ditësh puna për afrimet. Siç kishte njoftuar edhe “Panorama Sport” para pak ditësh, tashmë lajmi për afrimin e Toshevskit te Tirana konfirmohet edhe nga mediat maqedonase.

26-vjeccari luan në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe praktikisht prite të zëvendësojë Albi Dokën. Toshevski ka qenë pjesë e kombëtares U-21 të Maqedonisë së Veriut dhe ka qenë pjesë e kombëtares A të saj në tetë takime. “Gol.mk” raporton ditën e sotme se lojtari ka arritur marrëveshjen me Tiranën me të cilët ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.

Related posts

Real Madridi kërkon portier/ Navas në bisedime për rinovimin e kontratës

Isa.Autor

Ferdinand me kritika të ashpra: Unitedi nuk bëri asgjë për ta fituar Champions-in

Q.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Teuta mposht Skënderbeun dhe siguron biletën për në gjysmëfinale

Delo.autor

Leave a Comment