Futboll Sport

RRITET PAKËNAQËSIA TEK INTERI/ Dy “fantazma” përndjekin Spallettin

Goli i Izzo ka qenë një problem i madh për Interin: së pari, për shkak se peshon humbja në Torino, dhe së dyti: sepse ishte një shfaqje e errët, e karakterizuar nga shumë nervozizëm dhe mungesa e qartësisë në zgjedhjet taktike.

Ndoshta pjesën e vet të fajit e ka rasti “Perisic” dhe kërkesa e transferimit nga kroati disa ditë para përfundimit të merkatos së dimrit. Situata e komplikuar për t’u menaxhuar nga Luciano Spalletti përfundoi në mënyrë të pashmangshme në vënien në diskutim të vetë trajnerit.

Darka që u zhvillua në “Galleria da Cracco” mes stafit menaxhues të klubit (prezent ishin Ausilio, Marotta, Antonello Gardini dhe Steven Zhang) dhe trajnerit kishte një qëllim, siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”: të kuptonte shkaqet e këtij momenti të papritur, që ka arritur kulmin me zero gola në 180 minutat e fundit.

Spallettit do t’i kërkohej arsyeja për mungesën e paqes në dhomat e zhveshjes, me shumë lojtarë të pakënaqur (përveç Perisic, gjithashtu Candreva, Miranda dhe Gagliardini).

Klubi do të rikujtonte objektivin e padiskutueshëm të ekipit, kualifikimin në Champions. Sidoqoftë, kjo nuk mjafton. Dëshira për të fituar diçka këtë vit është tashmë e madhe, teksa synohet Kupa e Italisë, apo Liga e Europës, ose të paktën të përshkuhet një rrugë e mirë në të dyja garat.

Nëse situata nuk ndryshon dhe drejtuesit vijojnë të jenë të pakënaqur, atëherë Spalletti do të përfundojë në vorbullën e thashethemeve rreth fatit të tij. Nuk është rastësi që fantazma e Antonio Conte është kthyer në “Appiano Gentile”.

Nuk mund të mos konsiderohet edhe Jose Mourinho, i cili në njëfarë kuptimi është duke e përgatitur rikthimin te zikaltrit përmes disa deklaratave të fundit të dashurisë për ish-klubin e tij të “tripletës”. Tifozët zikaltër nuk e kanë harruar portugezin dhe duan me të vërtetë që ai të rikthehet në “timon”.

Pozita e Spallettit mbetet e fortë në letër, me një kontratë të vlefshme deri në vitin 2021, por ndeshja e së enjtes në Kupën e Italisë, kundër Lazios, tashmë bëhet një udhëkryq. Në rast të një zhgënjimi të radhës, shqetësimi te presidenca dhe drejtuesit e klubit do të rritej. Sikurse ia kanë bërë me dije edhe trajnerit, ata janë të etur për të ngritur një trofe sa më shpejt të jetë e mundur.

Related posts

SPRINTI FINAL/ Nga rinovimet te llogaritë sezonale, zbulohet plani i Bayern Munich

Delo.autor

Ish-trajneri i Argjentinës ankohet: Prej tij humbëm finalen e Kupës së Botës 2014

Sadik.Autor

BOTA FLET GJUHËN E MESSIT! Argjentina shpallet kampione! Franca u dorëzohet penalltive

F.autor

Leave a Comment