Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Zbulohen kërkesat e Sarrit për Igli Taren, trajneri kërkon tek Lazio futbollistin e Shqipërisë

Mauricio Sarri me shumë mundësi pritet të jetë trajneri i ri i Lacios, teksa do të pasojë në stol të larguarin Simone Inzagi.

Ditët e fundit ka pasur një takim mes teknikut italian dhe drejtorit të Lacios, Igli Tare, ndërkohë që janë zbuluar edhe disa nga kërkesat e trajnerit në merkato. Sipas “La Gazzetta dello Sport” për mbrojtjen Sarri ka kërkuar Elseid Hysajn. Shqiptari pëlqehet shumë nga 62-vjeçari, i cili e ka stërvitur më parë te Napoli dhe Empoli, teksa tashmë e do edhe te Lacio.

Megjithatë nuk është vetëm Hysaj kërkesë për merkaton. Thuhet se Sarri ka kërkuar gjithashtu për mbrojtjen edhe Likojanis, ndërsa në mesfushë do Nandezin nga Kaljari. Për sulmin i ka idetë e qarta, kërkohet ylli i Atalantës, Josip Iliçiç, i cili me shumë mundësi do të largohet nga zikaltërit.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ “Zonja e Vjetër” bën gati 20 milion euro yllin e Genoas, futen në garë…

Delo.autor

KUPA E AFRIKËS/ Ndodh sërish çudia, gjyqtari mbyll sfidën pas vetëm 85 minutash lojë

Delo.autor

EMOCIONI PREK KULMIN/ Komentatori i DASHUR për SHQIPTARËT QAN gjatë duelit dramatik (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment