Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI PO MERR FORMË/ 2 futbollistë të rëndësishëm vihen në dispozicion të trajnerit Daja, emrat

Partizani i trajnerit Daja gradualisht po arrin të marrë formën e një skuadre të plotë, ndonëse dihet se disa role janë akoma të zbuluara te “demat”. Të kuqtë kanë nisur punë për sezonin e ri që nga dita e mërkurë, por nga dje stafi ka shtuar ngarkesën stërvitore, duke zhvilluar dy seanca në ditë.

Madje dje janë shtuar edhe radhët, përmes një njoftimi në faqen zyrtare klubi ka bërë të ditur se pas Solomonit, nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja janë vënë edhe Jurgen Bardhi me Kevin Llanajt, që pas angazhimit me ekipin B kishin marrë disa ditë më shumë pushim.

Në lidhje me situatën e fundit klubi dje dha këtë njoftim për dashamirësit e tij: “Ekipi po vijon përgatitjet me dy seanca në ditë. Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja paradite lojtarët po zhvillojnë ushtrime në palestër, ndërsa pasdite në fushën e kompleksit sportiv ‘Pepa’ në Elbasan. Grupi është plotësuar edhe me ardhjen e Solomon, Bardhit dhe Llanajt, të cilët janë vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Daja dhe stafit teknik. Përgatitjet do të vijojnë të shtunën si zakonisht në kompleksin ‘Pepa’”.

Related posts

Cana me tone kritike ndaj trajnerit të Marsejës: Gustavo nuk luan në mbrojtje, ai duhet të…

Isa.Autor

TENSIONET PAS VRASJES SË KOMANDANTIT IRANIAN/ Kombëtarja e njohur anulon vizitën në Katar, ja reagimi në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

BAYERN BËN GODITJEN E RADHËS/ Mbretërit e Europës arrijnë marrëveshjen me Ajax për mbrojtësin…

Delo.autor

Leave a Comment