Futboll Kategoria Superiore Sport

“PËRFAQËSIM DINJITOZ I KAMPIONËVE”/ Duka: Tirana, skuadra që nderoi futbollin shqiptar

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka përgëzuar Tiranën, për paraqitjen në sfidën ndaj Crvena Zvezdës të vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht humbjes që solli eliminimin e ekipit shqiptar nga ky kompeticion, presidenti Duka u kërkon bardhebluve të shohin përpara dhe të vazhdojnë rrugën e nisur në kompeticionin tjetër europian, Ligën e Europës.

“Tirana, skuadra që nderoi futbollin shqiptar dhe luajti me dinjitet deri në çastet e fundit u largua nga UEFA Champions League. Ky përfaqësim dinjitoz i kampionëve të Shqipërisë, pavarësisht dëshirave dhe shanseve deri në çastet e fundit nuk u kurorëzua me kualifikim. Por kjo nuk duhet ta zhgënjejë familjen bardheblu. Forca Tirana! Europa League është një tjetër mundësi. Një tjetër mundësi! Sfida europiane vazhdon!”- shkruan presidenti Duka në rrjetet sociale.

Related posts

ZYRTARE/ Refuzoi Shqipërinë dhe Partizanin se ndihet italian, ish-mesfushori i Juventusit përfundon në kategorinë e tretë

F.autor

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ Dyshja Lautaro-Lukaku rikthehen Interin në krye

Delo.autor

BËRI FOTO ME SULMUESIN E RIVALËVE TË PËRJETSHËM/ Tifozin e Manchester United e pushojnë nga puna

Delo.autor

Leave a Comment