Futboll Seria A Sport

“PIRLO ËSHTË KAMPION”/ Arrigo Saki: Conte është maniak i punës, ja se çfarë bëri në 1994-ën

Andrea Pirlo përballë Antonio Kontes. Duelin mes tyre nuk mund ta analizojë askush më mirë sesa Arrigo Saki, sipas të cilit, Seria A do të jetë një roman që premton në sezonin e ri.

Ju habit zgjedhja e Juves për stolin?
Po, por edhe më lumturon. I kam admiruar gjithmonë ata që ndërmarrin rreziqe. Basti është i vështirë, por mund të fitohet nëse klubi e mbështet trajnerin dhe i ofron bazën e duhur për të punuar. Lojtarët nuk duhen zgjedhur nga drejtorët, ndaj Juves i këshilloj të dëgjojë Andrean e t’i plotësojë dëshirat.
https___www.si.com_.image_MTc0NTQ0NTAyNTUwMTc3Nzgy_andrea-pirlo-juventus-manager
Pirlo nuk ka përvojën e duhur thonë. Edhe ju mendoni kështu?
Jo, sepse edhe unë kur u emërova te Milani më pagëzuan “askushi”. Pirlo ka qenë një kampion e nuk është “askushi”, por ka shumë dallim mes të qenit trajner dhe lojtar.

Ndërkohë, idetë e trajnerit të ri të Juves janë të deklaruara…
Ato që kërkon Pirlo janë të sakta sepse ai fundja e di se si fitohet në Europë. Në Itali ekipet mbajnë tre lojtarë prapa, çka bën që në fazën sulmuese të kesh një element më pak. Pirlo bën mirë që mendon për futboll sulmues, por përveç ideve i nevojiten edhe lojtarët e duhur.
kONTE
Po për konfirmimin e Kontes tek Interi çfarë mendoni?
I drejtë. Antonio është një trajner i madh e nuk ka nevojë t’i tregojë asgjë askujt, por ja që edhe ai mund të përmirësohet. Në një sezon të vetëm diti t’i ndryshojë ritmin Interit duke i qëndruar pas shpine Juves deri në fund. Të mos harrojmë se ekipi i tij ishte finalist në Ligën e Europës, ndaj mund të themi se po ndërton themelet e asaj që ka në mendje.

Ju pëlqen materiali në duart e trajnerit zikaltër?
Shumë madje. Tek Interi kanë bërë shumë hapa përpara dhe po ju them se një trajner nuk vlerësohet vetëm nga rezultatet, por edhe nga bukuria që krijon e nga entuziazmi që di të ngjallë. Nuk jam vetëm unë që mendoj se tifozëve të Interit u shkëlqejnë sytë kur u përmend Konten.
interiiii
Mendoni se tek Interi i zgjidhën problemet vetëm me një mbledhje?
Si Marotën ashtu edhe Konten i njoh shumë mirë. Janë njerëz korrektë që dinë t’i lënë mënjanë keqkuptimet për hir të punës. Ata duan majat dhe jam i bindur se do të gjejnë gjuhën për të arritur ku dëshirojnë. Tashmë zikaltrit duhet të përqendrohen te loja, sepse ajo është baza e gjithçkaje. Lojtarët duhet të ndjekin Konten i cili është një çekiç i vërtetë që do të dijë t’ia transmetojë idetë e tij ekipit. Jam i bindur që ka Interin në kokë 24 orë.

Ju ngjason atëherë?
Mbase ka marrë diçka nga metodat e mia. Njëherë më ka thënë se gjatë Botërorit të 1994-ës ngjitej në dhomë dhe shënonte të gjitha ushtrimet që i kisha dhënë ekipit. Antonio është maniak i punës e nuk i lë asgjë rastësisë. Me të, Interi ka gjetur njeriun e duhur për të arritur sukseset e mëdha.

Related posts

DUAN CHAMPIONSIN/ Nga IBRA tek SILVA: Ja lista e merkatos së JANARIT tek MILANI

Isa.Autor

FITOI EUROPA LEAGUE ME CHELSEA/ Shpallet lojtari më i mirë në këtë kompeticion…

Delo.autor

FORMULA 1/ Vettel: Makina të ngjashme, ja kush triumfon mes Hamilton e Verstappen

Delo.autor

Leave a Comment