Futboll La Liga Sport

“PLESHTI” KËRKON LARGIMIN NGA CAMP NOU”/ Kontrata e Messit çliron FIFA dhe UEFA nga konflikti ligjor (DETAJET)

Të dyja, UEFA dhe FIFA, i dinë kushtet e kontratës së Messit me Barcelonën. Po ashtu, ato e dinë mirë se në rast mosmarrëveshjeje, është dakorduar midis palëve që gjykatat spanjolle të vendosin. Kjo i çliron të dyja organizatat europiane dhe botërore të futbollit nga ndërhyrja në një konflikt, që duket se do të jetë i gjatë dhe i dhimbshëm. Për institucionet e futbollit është një lehtësim. Ato kurrë nuk e pëlqyen sistemin e klauzolave ​​të përfundimit të parakohëshme të kontratave, që praktikohet në Spanjë, pasi prodhon efektin e kundërt nga ai dëshiruari: garantimin dhe respektimin e plotë të kushteve kontraktuale. Fakti që ekziston një zgjidhje ekonomike e ka demonstruar tashmë këtë në shumë raste.

Kjo tezë e FIFA-s u aplikua edhe në rastin “Neymar”. Braziliani duhej të paguante 222 milionë euro, që kontrata e tij me katalanasit të ndërpritej para kohe dhe njëanshëm, në bazë të klauzolës përkatëse, dhe ai të nënshkruante me PSG-në, verën e vitit 2017. Por, në të njëjtën kohë, ai duhej t’u drejtohej gjykatave spanjolle për të kërkuar bonusin e rinovimit në pritje nga Barça. Kjo çështje kaloi tri vite nëpër gjykata, derisa shkalla e parë i dha të drejtë Barcelonës.

Si në FIFA, ashtu edhe në UEFA, mbizotëron e drejta e futbollistit për të luajtur dhe Messi, tashmë 33 vjeç, në asnjë mënyrë nuk do të hyjnë në konflikt për klauzolën 700 milionë euro, duke ditur se, që ta bëjë këtë, duhet të presë afatet ligjore. E kundërta do të ishte si ta dënosh Messin të mos luante më.

Të gjithë në Europë dyshojnë se Messi e ka gjithçka të kopsitur mirë në kontratë, ndaj askush nuk do të befasohej nëse argjentinasi bën debutimin me ekipin e tij të ri, me siguri në Premier League, më 19 shtator. FIFA do ta përpunojë transferimin sapo të arrijë dokumentacioni, ndoshta të hënën e ardhshme. Ndërkohë, Barcelona do të fillojë një betejë të gjatë ligjore, e cila mund të përfundojë me Messin tashmë të pensionuar nga fushat e blerta, ndoshta në një vend tjetër, në një kampionat tjetër dhe me një ekip tjetër.

Related posts

PSG sulmon Perezin që foli për Neymarin në ceremoninë e “Topit të Artë”

Delo.autor

VIDEO/ Napoli në avantazh ndaj Beneventos, shënon Mertens

Q.Autor

SHORTI NDAJ ATALANTËS/ Tuchel: Duam të fitojmë trofeun!

Delo.autor

Leave a Comment