Futboll La Liga Sport

PRAPASKENA/ Babai i “Pleshtit” kontakton me Manchester Cityn. Presidenti i Barcelonës vihet në lëvizje

Të gjitha rrugët e çojnë Lionel Mesin te Mançester Siti. Babai i sulmuesit argjentinas është takuar ditën e djeshme me administratorin e deleguar të “Qytetarëve”, Ferran Soriano, për të biseduar në lidhje me transferimin e mundshëm drejt Premier Ligës. Lajmin për kalimin e Mesit te Siti e bëri të ditur gazetari brazilian Marselo Beçler, i cili ishte i pari që siguroi se Leo do të largohej, por që gjeti gjithashtu edhe largimin e Nejmarit nga katalanasit.
messi-and-father-jorge-messi-1200x900
Mançester Siti është gati që t’i ofrojë kontratë 3-vjeçare dhe 2 vite të tjera te Nju Jork Siti në kampionatin amerikan. Gjatë këtyre ditëve, kapiteni i Barcelonës ka ndjekur në rrjetet sociale skuadrën e Sitit, por edhe të Çelsit. Kjo e afron më shumë me skuadrën angleze. Spanjollët zbulojnë gjithashtu se një javë më parë, Lionel Mesi ka kontaktuar me Pep Guardiolën në telefon për të kuptuar nëse Siti ishte i gatshëm për ta transferuar. Leo dhe ish-trajneri i tij kanë pasur një bisedë të gjatë, ku “Pleshti” është interesuar edhe për mundësitë që ka pasur Guardiola për t’u rikthyer në stolin e Barcelonës. Duke qenë se kjo ishte e pamundur, atëherë Leo e ka siguruar që do të ndodhë e kundërta. “Pleshti” ka kërkuar garanci të plota, që të krisej në mënyrë përfundimtare me Barcelonën dhe duket se i ka marrë.
bartomeu-messi
Takim me Bartomeun – Në orët e fundit duket se ndryshoi situata dhe presidenti i katalanasve, Bartomeu, kërkoi që të takohej menjëherë me kapitenin e tij për ta bindur që të qëndronte në Barcelonë. Numri një i klubit ka marrë vetë përsipër t’ia ndryshojë mendjen Lionel Mesit. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë, por Leo nuk kërkon që të shkojë në luftë totale me klubin e tij dhe gjithashtu ka bërë një hap pas duke konfirmuar që do të marrë pjesë në grumbullimin e parë dhe në provat që do të bëjë skuadra përpara nisjes së fazës përgatitore. Aty do të ketë mundësinë për t’u përshëndetur me shokët.

Related posts

KONFIRMON KLUBI I FIORENTINËS/ Sulmuesi i “Zonjës së Vjetër” këput ligamentet, ja sa rrezikon

Delo.autor

REAL MADRIDI DORËZOHET PËR MODRIÇ/ Nis sulmin për zëvëndësuesin e tij

Delo.autor

11 NDESHJE NGA RIKTHIMI TEK REALI/ Ja 4 lojtarët që Zindane nuk i ka pasur në dispozicion (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment