Futboll La Liga Sport

“PLESHTI” KËRKON LARGIMIN NGA “CAMP NOU”/ S’ka fjalë për t’i përshkruar numrat e Messit te Barcelona (GRAFIKU)

Leo Messi ka kërkuar zyrtarisht që të largohet nga Barcelona. Përmes një faksi, adresuar klubit katalanas, gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë”, me një karrierë 20-vjeçare te Blaugrana-t, i ka shokuar të gjithë me dëshirën për të ndryshuar mjedis. Natyrisht, sikurse pretendon presidenti Bartomeu, ai nuk mund të largohet falas kësaj vere, por vetëm mbas një viti, kur i mbaron kontrata. Sa për klazuolën që referon Messi, ajo nuk ka më vlerë mbas 10 qershorit. Mbetet të shihet nëse do të gjendet ndonjë urë bashkëpunimi mes palëve, që historia e mrekullueshme të vazhdojë apo do të shkohet drejt zgjidhjes ligjore.

Tifozët e Barcelonës janë në ankth të paparë në krejt botën, sepse bëhet fjalë për idhullin e tyre të dy dekadave, për “mbretin” e futbollit katalanas në histori, për superstarin e mbuluar me trofe. Pra, thjesht nuk ka fjalë për t’i përshkruar numrat që Messi ka arritur, dhe ndoshta po i lë, te Barcelona. Ato i kanë bërë të dyja palët të mrekullueshme dhe të papërsëritshme, por duket se situata aktuale nuk është e duhura për rinovim. Ndaj dhe Messi, me peshën e turpërimit 8-2 në Champions, ndaj Bayern Munich, po kërkon hapësira të reja për sukses. Përmes inforgrafikut të mëposhtëm, përmbledhtazi, mund të rikujtoni përmasat reale të yllit argjentinas, gjatë dy dekadave si futbollist i Barcelonës.

Related posts

JUVENTUS-MILAN/ Bardhezinjtë shënojnë golin e katërt ndaj kuqezinjve të Gattussos

Sadik.Autor

JUVENTUS VENDOS REKORD/ Gjithçka e ezauruar në “Allianz Stadium” kundër Lazio

Sadik.Autor

SHQIPËRIA PRET QERSHORIN/ Kombëtarja do konfirmim. Stafi i kuqezinjve është “në ajër”

F.autor

Leave a Comment