Futboll La Liga Sport

POSHTËRIMI NË CHAMPIONS/ Tifozët presin me banderola lojtarët e Barcelonës: Turpi në 121 vjet histori

Mesa duket tifozët e Barcelonës nuk e kanë kaluar lehtë eliminimin e turpshëm në Champions nga Bajerni të skuadrës së tyre. Katalanasit u turpëruan me rezultatin 8-2 nga gjermanët.

Së fundmi tifozët katalanas kanë shfaqur një sërë banderolash pranë selisë së Barcelonës. “Trajneri dhe lojtarët, turpi në 121 vjet histori”, shkruhet në njërën prej tyre. Ndërsa në një tjetër banderolë lexohet: “Jashtë mercenarë”. Tifozët i shfaqën banderolat kur lojtarët e Barcelonës u kthyen nga Portugalia pas eliminimit nga Championsi.

Related posts

Juventus vihet në gjurmët e mesfushorit të Paris SG

Sadik.Autor

Arsenali “tremb” Xhakën, blerja e re i merr numrin në fanellë

Sadik.Autor

ZANATI I TIJ PRIMAR ËSHTË KËPUCAR/ Mjeshtri shqiptar i topave të futbollit, që ua di sekretin

Delo.autor

Leave a Comment