Futboll Kategoria Superiore Sport

“ILIR DAJA I DUHURI PËR PARTIZANIN”/ Skerdi Bejzade: Ai nuk pranon ndërhyrje…

Skerdi Bejzade, një nga idhujt e tifozërisë së Partizanit, në një prononcim për “Panorama Sport”, e quan të duhurin afrimin e Ilir Dajës në krye të stolit të kuq. Ish-sulmuesi karrierën si trajner e nisi te “demat” për të vijuar te Kamza, ndërsa aktualisht profesionin e ushton në Gjermani tek Arminia Hanovër. Bejzade pohon se Daja ka filozofinë tij te punës dhe nuk pranon ndërhyrje dhe ka shumë besim se ai do ta rikthejë Partizanin te titulli kampion.
bejzade
Ish-sulmuesi tregon arsyet e dështimet të “demave” në sezonin pas titullit, si dhe ku i duhet të ndërhyjë klubi në merkato. Bejzade e lë të hapur rikthimin në stolin e të kuqve, por dëshira aktuale ishte të sfidonte skuadrat e Superiores me ekipin e tij që militon në ligat e ulëta në Gjermani.

Ilir Daja do të jetë trajneri i ri i Partizanit, si e shikoni këtë lëvizje të “demave të kuq”?
E shikoj një lëvizje shumë të mirë për klubin. Për mua, Daja bashkë me Starovën dhe Gegën janë trajnerët më të mirë në Shqipëri. Keni punuar me atë dhe keni dalë kampion tek Elbasani.
Ilir Daja
Sa mund t’i përshtatet Daja filozofisë së Partizanit, meqë i njihni edhe të kuqtë?
Daja është trajner që ka një ide e filozofi në kokë. Më kujtohet që në vitin e parë që erdhi në Elbasan dinte se çfarë do të bënte. Ai ishte i qartë se çfarë kërkonte. Mendo tani që ka kaq kohë si trajner. Ai duhet të jetë bërë akoma më i mirë dhe profesionist.

 

Daja është ekspert i Superiores dhe ka treguar se di të ndërtojë skuadra konkurruese, si mund t’ia dalë te Partizani?

 

Tani, Partizani është diçka tjetër, ka më shumë tension dhe kërkesa. Gjeja më e mirë duhet të jetë që drejtori sportiv apo nuk e di kush mund ta provojë të ndërhyjë tek ai, nuk duhet ta bëjë një gjë të tillë. Se për presidentin Demi, kam dëgjuar se nuk ndërhyn te trajnerët, siç bëjnë disa presidentë të tjerë. Prandaj, drejtuesit duhet t’i lënë dorë të lirë trajnerit dhe ai të bëjë atë çfarë di të bëjë, më të mirën për ekipin që drejton.

Me aq sa e njihni, trajneri Daja i pranon ndërhyrjet nga jashtë, apo gjithçka e vendos vetë?
Jo, nuk ma ha mendja se pranon ndërhyrje nga jashtë. Daja më shumë konsultohet me stafin edhe lojtarët, se sa me drejtorë e presidentë. Kështu ka qenë kur ka drejtuar në Elbasan dhe nuk ma ha mendja që të pranojë ndërhyrje. Pastaj edhe koha e ka treguar se ka pasur të drejtë me mënyrën si vepron.

Referuar skuadrës që mbylli sezonin, sipas jush, ku duhet të ndërhyjë Partizani në merkaton e verës?
Partizanit i duhet stabilizim. Pasi doli kampion, nuk i falet ky sezon që bëri së fundmi. Mendoj se një nga mbrojtësit e qendrës i duhet të jetë lider në skuadër, aty kanë çaluar shumë. Pastaj sulmi ka qenë zero. Ka shumë gjëra, por unë po ju përmend veç këto të dyja.

Related posts

SPEKTAKËL DHE EMOCIONE/ Kastrioti – Laçi: Barazim me gola dhe kartona të kuq

Isa.Autor

Gattuso: Bëmë shumë gabime, asgjë s’ka përfunduar

Q.Autor

Zbulimi, kjo skuadër fiton 11 mln euro nëse Liverpool ngre trofeun në Kiev

Sadik.Autor

Leave a Comment