Futboll Seria A Sport

PRITET TË NDRYSHOJË EKIP/ Milan gati të afrojë lojtarin me klauzolë 100 milionë euro

Florentino Luis i Benfikës është një nga talentet më të kërkuara në panoramën e futbollit europian dhe Milani po lëviz në lidhje me mundësinë e nënshkrimit të mesfushorit.

Menaxheri i mesfushorit ka bërë të qartë vullnetin e të asistuarit të tij për t’u larguar nga klubi luzitan pasi prej disa kohësh nuk gjen hapësirë. Pikërisht ky përdorim i paktë e ka shtyrë të kërkojë hapësirë dhe Milani mund ta “ndihmojë” duke qenë se ka kërkuar huazimin për dy sezone të 20-vjeçarit, i cili ka një kontratë me Benfikën deri në vitin 2024, teksa klauzola e blerjes është prej 100 milionë eurosh.

Deri pak javë më parë drejtuesit portugezë nuk ishin dakord me largimin e Florentinos, por duke parë kërkesat në rënie, mund të hapen ndaj një akordi me kuqezinjtë. Me këtë çështje po merren drejtorët Rui Kosta e Frederik Masara, teksa mediat portugeze njoftojnë se akordi mund të gjendet së shpejti.

florentino.benfica.2019.20.dribbling.750x450

Related posts

NUK GODITI ASNJËHERË PORTËN/ Giroud rrëfen talljet dhe xhelozinë që i shkaktonte Ozil

Isa.Autor

MORI FITOREN E TRETË RADHAZI/ Conte shfaqet nervoz: Kam lexuar idiotësira, rruga është…

Delo.autor

PEZULLOHET ME 1 VIT ZYRTARI I NJË KLUBI/ Njihuni me vendimet e ashpra të Disiplinës

Delo.autor

Leave a Comment