Futboll Seria A Sport

RINOVIMI ME JUVENTUS E PAQARTË/ Ja 2 klubet e mëdha që duan yllin Dybala

Vetëm pak ditë më parë flitej për një rinovim milionerë me Juven por tashmë e ardhmja e Paulo Dibala rikthehet të jetë e paqartë. Firma mbi rinovimin e kontratës nuk po vjen, por njëkohësisht është e vërtetë që negociatat vijojnë. Pikërisht ky hezitim ka bërë që mediat italiane të aludojnë dhe të shtrojnë disa pyetje: A është Dibala pjesë e projektit të ri të Pirlos apo ka përfunduar në merkato?

Nuk është hera e parë që argjentinasi do të shihte veten në merkato, edhe një vit më parë ishte shumë pranë transferimit të Premier Ligë, shpesh si pjesë shkëmbimi për rikthimin e Pogba në Torino.

Dybala mbylli një sezon shumë të mirë në Serie A, u shpall dhe lojtari më i mirë i vitit por as ky fakt nuk po mjafton për të rinovuar kontratën. Argjentinasi ka shumë admirues në europë, e kërkojnë dy klube të mëdha si Real Madrid dhe Mançester Siti, mbase ky fakt tundon edhe vetë lojtarin i cili sheh vit pas vit zhgënjimet e Juves në Champions.

Vetë lojtari nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të qëndruar në Torino, pse jo edhe përjetë por ky hezitim i klubit për ti rinovuar kontratën ka bërë që emri i tij të futet sërish në merkato.

Related posts

E BUJSHME/ NEYMAR “i shkel syrin” ANGLISË: Herët a vonë, çdo kampion duhet të…

Isa.Autor

ZBARDHEN BISEDIMET “SEKRETE”/ David Beckham është i pari në botë që do të… (FOTO)

Isa.Autor

HORRORI/ Sportisti i njohur djeg të gjallë 3 fëmijët, bashkëshorten dhe veten, brenda në makinë

F.autor

Leave a Comment