Futboll La Liga Sport

RONALDO NDAN MENDJEN PËR TË ARDHMEN/ Telefonatat e Pirlos vendosin gjithçka…

Eliminimi nga Liga e Kampioneve shërbeu si rast për Kristiano Ronaldon për të ftuar në reflektim të gjithë ambientin rreth Juventusit. Gjithçka u dokumentua në rrjetet sociale me një postim të gjatë i cili ngriti jo pak dyshime për të ardhmen e futbollistit që në momentet e para u përfol dhe për një largim nga Torino.pirlo-940x627 (1)

Mllefi i eliminimit duket se është “tretur” nga portugezi që tashmë duket gati për aventurën e re me Juven nën drejtimin e Andrea Pirlos. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ka qenë pikërisht ky i fundit që ka venitur çdo dysim që mund të kishte lindur në kokën e Ronaldos. Kanë mjaftuar disa telefonata mes të dyve dhe sulmuesi është ndierë menjëherë i joshur nga mënyrat e atij që do të jetë trajneri i tij duke nisur që nga e hëna e ardhshme.

 

 

 

 

 

 

 

Ka qenë tekniku 42-vjeçar që pas zyrtarizimit të detyrës e ka kontaktuar yllin e skuadrës për të njohur këndvështrimin e tij dhe me sa duket mes të dyve ka lindur shkëndija që premton për një tjetër sezon të portugezit në Torino.ronaldo.juve.lione.2020.750x450

Në fakt, njohja mes Ronaldos dhe Pirlos daton që në kohët kur ky i fundit ishte ende aktiv si futbollist, ndërsa me petkun e ri duket se CR7-ës i kujton Zinedin Zidanin, një trajner që së bashku me Ançelotin dhe Fergusonin është ndër më të dashurit e fenomenit nga Madeira.

Related posts

U BLE ME BUJË/ Sulmuesi kërkon LARGIMIN nga ARSENALI: Nuk dua të jem…

Isa.Autor

RRËFEN TË ARDHMEN E TIJ/ Ronaldinho: Nuk rezistoj 90 minuta, por më pëlqen të…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Higuain: Ja çfarë më thanë tek JUVENTUSI pas ardhjes së RONALDOS

Isa.Autor

Leave a Comment