Futboll La Liga Sport

“NUK ERDHA TEK BARCELONA PËR TITUJ”/ Griezmann zbulon arsyet e largimit nga Atletico

Antoine Griezmann u ble me shumë bujë nga Barcelona, por kjo nuk po i shërben për të qënë deciviz në fushën e blertë.

Francezi ka shënuar 7 gola në 17 takime, shifra të kënaqshme këto, por jo të pritshme nga tifozët e Barcelonës, që kërkojnë nga Griezmann të ndjekë ritmet e Lionel Messit.

Kjo situata e ka vendosur 28-vjeçarin në qendër të akuzave të tifozerisë katalanase, që shtojnë se Griezmann la Atletico Madrid për “Camp Nou” vetëm për të fituar trofe me Barcelonën. Pretendime që janë hedhur poshtë nga sulmuesi, i cili për faqen zyrtare të UEFA-s ka zbuluar se largimi ndodhi për të ndryshuar stilin e të luajturit në fushën e blertë.

“Unë nuk u largova nga Atletico për të fituar Ligën e Kampionëve ose për të fituar më shumë tituj. Kam ardhur këtu te Barça për të mësuar një stil të ri të lojës, një filozofi të re dhe të rritem në nivel personal. Atletico gjithashtu mund të fitojë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve. Ata kanë ekipin dhe trajnerin për ta bërë atë,” tha Griezmann.

Kampioni i Botës u largua drejt Barcelonës nga Atletico Madrid gjatë merkatos së verës për shifrën e 120 milionë eurove.

Related posts

KAOS TE MANÇESTER JUNAJTID/ 11 lojtarë kërkojnë largimin

Delo.autor

MJEKËT NUK I DHANË SHPRESË/ Mesfushori i jep lamtumirën klubit spanjoll dhe zyrtarizohet tek ekipi i Xavit

Delo.autor

INTERI nuk zhgënjen përballë Torinos, ja si mbyllen pjesët e para në Seria A

Isa.Autor

Leave a Comment