Futboll Shqipëri Sport

SAKTËSI DHE KLAS/ Balaj bën “tris” në Austri. Tani vjen radha e Ligës së Kombeve (VIDEO)

Bekim Balaj di së të shënojë me klas. Sulmuesi shtatlart i Shqipërisë dhe Sturm Grazit ka mahnitur tifozët e skuadrës austriake me tripletën spektakolare sot ndaj Insbrukut në ndeshjen e raundit të 1/32-ave të Kupës së Austrisë ndaj Insbrukut.

Në minutën e katërt, futbollisti shkodran goditi direkt në tentativën e parë nga jashtë zonës kundërshtare duke shkundur rrjetën. Por në minutën e 29-të, ai realizoi një gol akoma më të bukur. Pas një krosimi të hedhur brenda në zonën e Insbrukut ai goditi në pozicionim 90 gradë duke e dërguar topin drejt traversës, që më pas përfundoi në rrjetë.

Ndër 8 golat e shënuar, pati sërish vend për Balën për të shënuar duke realizuar tripletë personale. Me të drejtë, ai mund të quhet “lojtari i ndeshjes”. Ndërsa Sturm Grazi siguroi kalimin në raundin tjetër të Kupës së Austrisë, Bekim Balaj duhet të përgatitet për ndeshjet e Ligës së Kombeve me Bjellorusinë dhe Lituaninë.

Me paraqitjen e sotme fantastike, ai jep mesazhin e qartë se është i etur të shpërthejë më Shqipërinë.

Related posts

INTER-RAPID WIENNA/ “Zikaltërit” nuk dinë të ndalen, shënon Politano

Delo.autor

PËRFITIMET E PARA/ RONALDO “shkatërron” rrjetet sociale, e ngjit Juventusin në majë

Isa.Autor

BËN DEKLARATËN E BUJSHME/ CR7 ndez ëndrrat e tifozëve: Kemi një skuadër të mirë, mund ta fitojmë…

Delo.autor

Leave a Comment