Futboll Premier League Sport

“ISHIN TË DY…”/ Akuza e Scolari-t: Për faj të Anelka dhe Drogba kam humbur një mundësi të madhe

Ish-trajneri i Chelsea-t, Felipe Scolari, ka folur për eksperiencën e tij te londinezët me Drogba dhe Anelka në fushë, në një intervistë të dhënë për Yellow and Green Football:

“Chelsea kishte disa probleme me dëmtimet dhe brenda ekipit. Unë kam patur një problem me Anelka dhe Drogba. Departamenti ynë mjekësor mendonte se duhej ta linim Drogba të rikuperonte nga operacioni në Cannes gjatë verës, por unë mendoja se duhej duhej të qëndronte në Londër”, ka thënë Scolari.

“Edhe mua do të më kishte pëlqyer të shkoja në Cannes në verë dhe të argëtohesha për disa muaj… Kur Drogba është kthyer, kam kërkuar ta përshtat lojën time në mënyrë që ai dhe Anelka të mund të luanin bashkë.

“Në atë moment, Anelka ishte golashënuesi më i mirë i Premier League dhe më tha se donte të luante në një pozicion të vetëm. Nuk ishte mik me Drogba dhe nuk donte as që të provonte të luante me të. Ishin të dy sulmues të mëdhenj, por njëri prej tyre duhej të bënte lojën e pisët.

“Me Didier kam fplur hapur kur jemi takuar në Rusi në 2018-ën. As ai dhe as Anelka nuk kishin qëllime të këqija, por për shkak të tyre kam humbur një nga mundësitë më të mëdha të jetës sime. Nëse do të kishin pranuar të luanin bashkë, do të mund të kisha marrë rezultat shumë të mirë”.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Juventus. Rezultati 0-0

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT E MERAKTOS/ Depay: E di se ka interes nga Barcelona, por…

Delo.autor

U transferua me bujë në Spanjë/ “Ylli” i REALIT përfundon në Kategorinë e Dytë angleze

Isa.Autor

Leave a Comment