Futboll Kategoria Superiore Sport

SKANDALI ME 5 KLUBET SHQIPTARE/ Ja kush nuk bën dot merkato pa shlyer detyrimet prej dënimeve nga FIFA

Futbolli shqiptar në kolaps total! Sezoni 2019-2020 mbyllet nesër me finalen e Kupës, Teuta-Tirana, por muaji që lamë pas prodhoi dy lajme që janë vërtet tronditëse për mënyrën se si punohet në klubet e elitës. Partizani kampion i sezonit 2018-2019 dhe Kukësi nënkampion në fuqi janë zyrtarisht të bllokuar nga FIFA dhe nuk mund të kryejnë dot lëvizje në merkato.

I pari është futur në një histori si në filma, ku madje i kanë dalë garant edhe nga FSHF-ja, ndërsa Kukësi i veshur me një imazh pozitiv sa u përket financave, degradon në betejën me një lojtar kroat për 8 mijë euro e më pas për veprime që nuk justifikohen duhet të paguajë rreth 56 mijë euro që të bëjë merkato këtë verë.

Por, kur në këtë vorbull futen kampionia dhe nënkampionia e sezonit 2018-2019, çfarë mund të presësh nga klubet e tjera që luftojnë për ekzistencë dhe nuk e dinë se sa gjyqe të humbura kanë. Kriza financiare ka pushtuar prej kohësh futbollin tonë, por tashmë klubet konfirmojnë se vuajnë tmerrësisht edhe nga ana juridike. Gjyqet e humbura në FIFA me lojtarë dhe trajnerë, kryesisht të huaj, dëshmojnë se në çfarë situatë katastrofike janë ekipet shqiptare, madje edhe ato që synojnë të marrin pjesë në kompeticionet e UEFA-s. Mosrespektimi i kontratave nuk është diçka që ndodh sot, pasi ka qenë prezent prej kohësh në futbollin tonë, por ama nuk ka ndodhur kurrë që pesë klube njëherësh të jenë të dënuara.Partizani-Kukesi

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në institucionin e futbollit shqiptar se krahas Partizanit dhe Kukësit, për momentin nuk mund të bëjnë asnjë lëvizje në merkato edhe dy klubet e rëna nga Kategoria Superiore këtë sezon: Flamurtari dhe Luftëtari. E njëjta gjë edhe për skuadrën e Kategorisë së Parë, Turbina. Vendime të formës së prerë nga FIFA vazhdojnë të vijnë, por sot është e vështirë që të presësh transparencë nga klubet.

Related posts

KORONAVIRUSI “INFEKTON” EDHE CHAMPIONS-IN/ Juventus-Lion mund të luhet larg “Allianz Stadium”

Delo.autor

NJË JAVË PAS NDARJES PËR “SHANTAZH”/ E dashura e futbollistit të njohur gjendet e vdekur në mënyrë misterioze

Delo.autor

LAMTUMIRA E PARAKOHSHME NGA FUTBOLLI/ Media katalanase zbulon fundin Sergio Aguero-s

Delo.autor

Leave a Comment