Futboll Sport

FUNDJAVË POZITIVE PËR LOJTARËT NË EUROPË/ Mësoni vlerësimin e legjionarëve (FOTO)

Ishte një fundjavë pozitive kjo që sapo lamë pas për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në Europë.

ABRASHI
Në bazë të vlerësimeve të faqes së specializuar të statistikave, “Sofa Score” , Amir Abrashi është vlerësuar si më i miri në këtë fundjavë duke marrë notën 7,3. Ku në fitoren me rezultatin 4-0 të Bazelit të tij ndaj Zyrihut, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka qenë një nga më të mirët në fushën e blertë.

I dyti është renditur, Isnik Alimi i cili vlerësohet me notën 7,2, ku me Sibenikun e tij ka kryer paraqitje pozitive edhe pse janë mundur në shtëpi me rezultatin 0-2 nga Hajduku i Splitit.

I treti është renditur Elseid Hysaj i cili është vlerësuar me notën 7,2 ku ka arritur të bëjë një super paraqitje në fitoren e Napolit 0-2 ndaj Fiorentinës.

I katërti është renditur Ivan Balliu i cili vlerësohet me notën 7,2 ku me Almerian ka barazuar 1-1 ndaj Albasetes në La Liga 2.

I pesti është renditur Marash Kumbulla i cili vlerësohet me notën 7,0. Mbrojtësi i Kombëtares shqipatre ka bërë një paraqitje fantastike me Romën në derbi ndaj Lacios ku verdhekuqtë triumfuan me rezultatin 2-0.

VLERËSIMI I “SOFA SCORE”, EKSKLUZIVISHT PËR “PANORAMA SPORT” –

Related posts

KUMBULLA VË NË LËVIZJE KLUBET E MËDHA/ Në gjurmët e shqiptarit është edhe skuadra franceze…

Delo.autor

Son shmang ushtrinë/ Koreja e Jugut mposht Japoninë në finalen e Lojërave Aziatike

Isa.Autor

Ducati “fluturon” në Gjermani, Lorenzo më i shpejti në prova

Isa.Autor

Leave a Comment