Futboll Kategoria Superiore Sport

SKËNDËRBEU BËN AKAND PËR PËLLUMBIN/ Ja skuadra tjetër që interesohet dhe i ofron më shumë klubit korçar

Tashmë është një fakt. Skënderbeu është padyshim ekipi shqiptar që di të bëjë më së miri marketing dhe kjo po tregohet sezon pas sezoni. Korçarët janë duke shitur futbollistë të ndryshëm për shifra mjaft të larta krahasuar me nivelin e kampionatit tonë. Dy lojtarët e radhës që do të shiten nga klubi bardhekuq janë Agon Elezi dhe Jorgo Pëllumbi. I pari i afruar si lojtar i lire te bardhekuqte nga Vllazrimi i Maqedonisë para 1 viti, dhe me paraqitjet e tij bindi portugezët e Boavistës të paguajnë afërsisht 500 mijë euro për shërbimet e tij.

Elezi arriti te aktivizohet ne 22 ndeshje dhe te ishte një pike kyçe ne formacionin e Ilir Dajes, sidomos ne pjesen e dyte te sezonit. Forma e tij e mirë sportive e treguar gjatë këtij sezoni solli edhe transferimin e tij të bujshëm në një kampionat mjaft të rëndësishëm si ai portugez.

JORGO PËLLUMBI

Futbollisti i radhës që do të mbushë arkat e klubit bardhekuq është Jorgo Pëllumbi. Mbrojtësi polivalent ka luajtur gjithë sezonin si titullar dhe ka bërë paraqitje të mira, duke zgjuar gjithashtu interesim nga shumë klube europiane. Momentalisht ka një akord në parim me ekipin e Shturm Gracit në Austri ku aktivizohet edhe Bekim Balaj. Madje është prerë edhe bileta e avionit e Pëllumbit për në Austri, por ekziston një mundësi që të ndryshojë destinacioni i tij në momentet e fundit.

pellumbi-sot

Pikërisht në fazën e finalizimit të marrëveshjes dhe kur pritej vetëm vizita mjekësore e firma mbi kontratë, duket se një klub i ri ka hyrë fuqishëm në lojë për Jorgo Pëllumbin. Bëhet fjalë për kroatët e Rijekës, të cilët e kanë ngritur pazarin për Pëllumbin gjatë orëve të fundit. Oferta e tyre është e ngjashme me atë të Shturmit, por ajo që po tundon momentalisht drejtuesit e Skënderbeut është përqindja e kartonit. Mësohet se Rijeka i lejon Skënderbeut të mbajë më shumë përqindje të kartonit sesa i lejon Shturmi.

Related posts

Në Zvicër çmenden për anësorin shqiptar, e kërkon edhe Mainz

Sadik.Autor

PRAPASKENA E LARGIMIT/ Emery plas “BOMBËN”: Tek PSG ligjin e bën NEYMAR

Isa.Autor

“PAQJA” MES ICARDI-INTER ENDE LARG/ Lojtarët dhe Spalletti presin sqarime…

Delo.autor

Leave a Comment