Futboll La Liga Sport

“ME GETAFEN NDESHJE E PISTË, TA TREGOJMË SE E MERITOJMË”/ Konte: Tani të fitojmë në Europë

Pas kampionatit të mbyllur në vendin e dytë dhe deklaratave që janë ndezur ditët e fundit në ambientet e Interit, Antonio Konte duhet të përballet me Getafen në 1/8-at e Ligës së Europës, pengesa e parë drejt finales. “Për ne është një kompeticion i rëndësishëm dhe triumfi do të na nevojitej për procesin e rritjes, – ka komentuar trajneri në konferencën për shtyp të zhvilluar në “Arena AufShalke” të Gelsenkirshenit. – Duam të japim gjithçka dhe të mos kemi pengje, por nuk është një kundërshtar i lehtë”.

Sa vlen Liga e Europës për Antonio Konten?

Nuk ka rëndësi nëse është për mua. Është një kompeticion i rëndësishëm për të gjithë ne, veçanërisht për Interin. Po flasim me “ne” dhe jo me “unë”. Duhet të tregohemi të zotë të kërkojmë maksimumin pa pasur pengje. Nuk e dimë ku do të arrijmë me maksimumin, por e rëndësishme siç thashë është të mos kemi pengje.

Sa presion keni mbi vete?

Po flasim për skuadrën, Interin, ne. Presioni është ai i duhuri, ai që kishim edhe për të përfunduar në mënyrën më të mirë kampionatin pavarësisht se e fitoi dikush tjetër. Kemi nisur t’i bëjmë ballë presionit për të rikuperuar disa pozicione në klasifikim dhe për t’i mbajtur. Ndaj jam shumë i lumtur, uroj që nesër (sot) të hedhim një hap tjetër përpara, përtej rezultatit.

Interi në çfarë niveli ndodhet krahasuar me pritshmëritë tuaja?

Mendoj se në fund skuadra mori pikët që meritoi, zhvilluam një kampionat të mirë, me progrese të rëndësishme në të gjitha pikëpamjet dhe tani jemi në lojë në këtë kompeticion.KONTEEEE

Çfarë kundërshtari është Getafe?

Ne jemi gati, e dimë që do të jetë një ndeshje e ndërlikuar ndaj një kundërshtari të vështirë. Mund të jetë një sfidë e pistë, por skuadra ka arritur pjekurinë e duhur për t’u përballur me këto situata. E kemi studiuar shumë Getafen që edhe kundër të mëdhave spanjolle ka bërë ndeshje pak spektakolare, por në të cilat kundërshtarët kanë vuajtur. Luajnë me topa të gjatë dhe sponde. Duhet të tregojmë se e meritojmë ta kalojmë fazën.

Rritja juaj kalon nga kjo fitore?

Të fitosh ndihmon të fitohet, sepse sukseset rrisin vetëbesimin dhe bindjen e të japin autoritet. Nuk është asnjëherë e lehtë. Ky është një kompeticion i rëndësishëm për ne dhe një triumf final do të ishte me siguri i dobishëm.

Related posts

Manchester United është skuadra më e mirë në ligat kryesore në këtë aspekt

Sadik.Autor

“E VËSHTIRË TË LUASH KUNDËR TIJ”/ Neymar zbulon: Ja mbrojtësi më i fortë që jam përballur

Delo.autor

MBI LAMTUMIRËN E MESSIT/ Nagelsmann: Mund të jetë një gjë e mirë për disa lojtarë të Barcelonës…

Delo.autor

Leave a Comment