Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Ferrari nis revolucionin pas dështimit, zyrtarizohen ndryshimet në stafin drejtues

Ashtu sikurse pritej, te Ferrari kanë nisur manovrat e mëdha për ta rikthyer këtë makinë fituese në Formula 1. Dështimi i këtij fillim-sezoni, aq sa në garën e fundit në Hungari makinat “kokëkuqe” u klasifikuan një xhiro pas Hamilton, ka sjellë edhe ndryshimet e para në skuadër.

Është krijuar një sektori i ri, ai i zhvillimit dhe paraqitjes, që do të drejtohet nga Enrico Cardinale, që ishte shefi i aerodinamikës dhe i projektit. Një spostim ky brenda skuadrës për Cardinale, që do të mbulojë një rol të ri, ashtu sikurse edhe David Sanchez, që gjithashtu pëson një lëvizje paralele.

Enrico Gualtieri do të qëndrojë në krye të sektorit të “power unit”, ndërsa Simone Resta do të mbulojë sërish sektorin e inxhinierisë dhe telajos. Së fundi, Laurent Mekies do të jetë drejtori sportiv dhe përgjegjësi i aktivitetit në pistë.

“Secili do të marrë përsipër përgjegjësitë e tij. Puna do të delegohet dhe kështu do të arrijmë rezultatet e dëshiruara. Këto ndryshime ishin të nevojshme për t’i dhënë një ritëm tjetër zhvillimit të makinës. “, u shpreh shefi i Ferrarit, Mattia Binotto.

Related posts

Mourinho dhe Pogba në “pikën zero”, francezi e injoroi trajnerin portugez

Sadik.Autor

CARABAO CUP/ Chelsea mposht Tottenham falë golit të Rudiger dhe arrin në finale

Delo.autor

LEVANTE – BARCELONA/ Skuadra e Valverdes do të kërkojë fitoren nga katalanasve (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

Leave a Comment