Futboll Sport

“TË BËN TË NDIHESH SI NJË…”/ Legjenda Ferdinand: Është pothuajse si “Fenomeni”, drithërues

Shpërthime dhe finte në maksimumin e shpejtësisë.

Repertori i Kylian Mbappe është me të vërtetë mbresëlënës. Sulmuesi francez i PSG-së vazhdon të rritet, sezon pas sezoni.

Aktualisht, në koleksionin e tij janë katër Ligue 1 radhazi dhe Kupa e Botës e fituar me Francën në 2018-ën.

Mungon vetëm Champions League. Një trofe që mund ta ngrejë të dielën në finalen e madhe të Lisbonës.

Talenti i tij është aq i pastër, sa ka bërë për vete edhe Rio Ferdinand-in. Ish-mbrojtësi anglez ka pranuar se ka mbetur i magjepsur nga Mbappe.

“Është lojtari që i afrohet më shumë Ronaldo (Fenomenit) që kam parë ndonjëherë”, ka thënë Rio për BT Sport.

“Të bën të ndihesh si një fëmijë kur e shikon të luajë. Të drithëron akoma pa prekur topin”.

Related posts

“LOJTARËT NUK FESTOJNË”/ Ceferin sulmon VAR-in: Anësorët harrojnë se kanë flamur

Delo.autor

DO TË LARGOHET NGA MILAN/ Portieri drejt kalimit në kampionatin spanjoll tek klubi…

Delo.autor

KANDIDAT PËR STOLIN E LOS BLANCOS/ Pochettino i “shkel syrin”: Jam gati të rikthehem në Spanjë pasi…

Delo.autor

Leave a Comment