Futboll Sport

TEUTA-BEITAR JERUZALEM/ 99% ekipi i Superiores, ja kush do ta prijë sulmin e durrsakëve (FORMACIONET ZYRTARE)

Janë publikuar formacionet e ndeshjes së raundit të parë të Ligës së Europës Teuta-Beitar Jeruzalem, e cila do të luhet në “Niko Dovana”, ora 16:30.

Tekniku Edi Martini ka ruajtur thuajse të pandryshuar formacionin gjatë kampionatit, por në vijën e sulmit do të jetë blerja e re Bleri Krasniqi.

Mbrojtja dhe porta mbeten të pandryshuara me Frashërin, Todorovskin, Arapin, Hoxhën dhe Kuron.  Përpara repartit të prapavijës Martini ka vendosur si “diga” Florent Avdylin me Albano Aleksin. Fabian Beqja, Emiliano dhe Lorenco Vila kanë për detyrë të kontrollojnë lojë si dhe të furnizojnë me topa Krasniqin.

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA-BEITAR JERUZALEM

Teuta: Frashëri, Todorovski, Arapi, Hoxha, Kuro, Avdyli, Aleksi, Beqja, E.Vila, L.Vila, Krasniqi. Trajner: Edi Martini.

Beitar Jeruzalem: Nitzan, Biton, Dgani, Verdaska, Kostantini, Rotman, Ali Mohamed, Krif, Atar, Azulai, Vered. Trajner: Roni Levi.

130

240

Related posts

TIPIK SHQIPTAR/ SHPËRTHEN lojtari i Stoke Cityt: SHAQIRI si PASHA, kurse ne i SHËRBENIM

Isa.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Skënderbeu-Vllaznia. Rezultati 0-2

Delo.autor

“BUKË E KRIPË”/ Probleme me RROGAT, te LUFTËTARI ia “shtrojnë” me SANDUIÇË dhe… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment