Futboll Seria A Sport

ZBULON PËRFITIMET NGA ICARDI/ Wanda: Janë në lojë shumë para, bëhet një…

Janë orë të nxehta në shtëpinë e Interit, ku mbetet në qendër të vëmendjes çështja e lidhur me rinovimin e kapitenit Mauro Icardi. Wanda Nara, bashkëshortja dhe menaxherja e tij, ka folur më shumë se një herë për një marrëveshje hipotetike mes palëve.

Në një intervistë të dhënë për revistën argjentinase “Caras”, Wanda ka folur për rolin e saj dhe përfitimet që ka patur Icardi nga momenti që ajo është bërë menaxherja e tij, por jo vetëm.

“Cila është përqindja ime në krahasim me shifrat që bie dakord me klubin? E njëjta që merr çdo përfaqësues. Por nuk fitoj duke u paguar nga bashkëshorti im, sepse ajo që është e Mauro-s është e imja (qesh). As që dua të flas për shifrat që kanë lidhje me mua. Ajo që dua të them është se Mauro i ka rritur me 85% të ardhurat nga kontratat e tij me mua. Disa janë kontrata dhjetëvjeçare, të tjera të përjetshme”.

Wanda Nara ka vazhduar duke folur për rolin e saj dhe për paragjykimet me të cilat përballet: “Jam e vetmja grua që bën këtë rol në Itali. Bashkëshortja e futbollistit duhet të qëndrojë në shtëpi, duhet të rrisë fëmijët, të durojë gjithçka dhe të heshtë. E shohin si diçka të çuditshme që një grua të mbrojë të drejtat e një burri dhe që të negociojë kontrata”.

“Mauro më ka dhënë një rol që, sipas tij, e meritoja. Dhe unë kam mësuar edhe pak gjuhën kineze, duke parë se pronarët janë kinezë, siç janë edhe pronarët e shumë klubeve të tjerë. Janë në lojë shumë pará dhe bëhet shumë lojë e pisët. Unë jam gjithmonë e drejtpërdrejtë dhe kam vite që lëviz në një botë që pjesën më të madhe të gjërave i bën pas krahëve dhe jo përballë”, ka thënë Wanda.

Related posts

SFIDA MERR KTHESË TË MADHE/ Sanchez bëhet “djall”, Sampdoria ngrin “Zikaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

RENDITJA E SUPERIORES/ Ndalen kryesuesit, Tirana vihet në ndjekje. Ja si është situata pas ndeshjeve të javës së 13-të

F.autor

Galliani: Oliver është idiot, s’e kupton filozofinë e futbollit

Sadik.Autor

Leave a Comment