Futboll Sport

UEFA BËRI PËRPJEKJE QË NDESHJA TË LUHEJ/ Drita sqaron arsyen e anullimit të takimit në Champions

Ndeshja e vlefshme për eliminatoret e Ligës së Kampionëve mes Dritës dhe Linfeild u anulua. Një nga lojtarët e ekipit kosovar rezultoi pozitiv me Covid-19, çka bëri që ndeshja të mos zhvillohej.

Lidhur me këtë epsiod ka reaguar edhe vetë klubi i Dritës. Përmes një postimi në rrjetet sociale klubi sqaron të gjithë ngjarjen. “Klubi jonë FC DRITA sapo ka arritur në Kosovë. Me kërkesë të shtetit zviceran, na është kërkuar që ta lëshojmë vendin e Zvicrës para se të karantinohemi për 10 ditët e ardhshme. Organizatori UEFA ka bërë përpjekje që ndeshja të zhvillohet, por ka qenë e pamundur nga autoritetet zvicerane. Me tu marrë ky vendim, në koordinim me organizatorin e kompeticionit është vendosur që ndeshja të mos zhvillohet dhe ne të kthehemi në Kosovë. UEFA gjithashtu na ka njoftuar që për fatin e ndeshjes ndaj Linfield FC do të vendoset sot (12.08.2020) nga Komisioni i Disiplines së UEFA-s.

Rregullat e UEFA-s ishin të qarta që nëse një lojtar rezulton pozitiv, ai do të izolohet dhe pjesa tjetër e skuadrës do të vazhdojë me ndeshjet, ndërsa kjo rregullore ra ndesh me rregullat e shtetit zviceran, për të cilën gjë është dashur qe të mendojë mirë organizatori i kompeticionit, që mos te na shfaqen probleme të tilla. Klubi jone FC DRITA është tejet optimist që do të gjendet një zgjidhje nga UEFA në mënyrë që mos të dëmtohet asnjë skuadër“, sqaron ekipi kosovar në rrjetet sociale.

Prishtine, 12.08.2020Klubi jone FC DRITA sapo ka arritur ne Kosove. Me kerkese te shtetit zvicrran, na eshte kerkuar…

Gepostet von Drita FC am Mittwoch, 12. August 2020

Related posts

INTER BËHET ME “KRAHË”/ Skuadra Contes mposht Genoan me “POKER” dhe ringjitet në krye

Delo.autor

ROMA FRENON INTERIN/ Juventusi ndaj Lazios për parakalim, Atletico harron të fitojë

Delo.autor

E TURPSHME/ Trajneri PANUCCI “TËRBON” Ilda BEJLERIN, gazetarja SEKSI i AFROHET dhe…

Isa.Autor

Leave a Comment