Futboll La Liga Sport

ZBULOHET PRAPASKENA ME REAL MADRID/ Ja arsyeja pse Lewandowski refuzoi ofertën marramendëse

Pavarësisht se Real Madrid është një nga klubet më të rëndësishëm në botë, gjatë historisë së gjatë të skuadrës ka qenë i detyruar të pranojë edhe disa refuzime prestigjioze.

Një nga këto refuzime ka ardhur nga Robert Lewandowski, sulmuesi i Bayern Munich.

Sipas One Sport, polaku duket se ka refuzuar në 2013-ën një ofertë shumë të rëndësishme nga Real Madrid.

Nëse do të kishte pranuar propozimin madrilen, Lewandowski do të kishte marrë 11 milionë euro në momentin e nënshkrimit të kontratës, plus 8.6 milionë euro në sezon deri më 30 qershor të 2020-ës.

Një operacion me kosto të përgjithshme 75 milionë euro.

Megjithatë, lojtari ka falënderuar dhe ka refuzuar, duke u transferuar te Bayern Munich pak muaj më mbrapa.

Arsyen e refuzimit e ka zbuluar Cezary Kucharski, këshilltar i lojtarit deri në 2018-ën:

“E kam bindur se duhej të ishte numri një te një klub i madh. Te Real Madrid do të ishte mbrapa Benzema dhe francezi do ta kishte fituar garën”.

“Nuk mund ta lejoja që të transferohej te një klub ku konsiderohej si zgjedhja e dytë”.

Related posts

DOPIETA E ASANIT NË CHAMPIONSIN E AZISË/ Trajneri i Gwangju: Ai është karta e duhur për të sulmuar

F.autor

BRAKTIS STËRVITJET ME JUVENTUS/ Ronaldo i qëndron te koka, spitali “kyç gojën” për nënën e tij (SITUATA)

Delo.autor

5 arsye se përse Niko Kovac është i duhuri për Bayern

Sadik.Autor

Leave a Comment