Futboll Ligue 1 Sport

COVID-19/ Tronditet klubi i Ligue 1, 4 lojtarë të tjetër me koronavirus

Janë gjetur katër raste të reja me Covid-19 mes lojtarëve të Strasbourg-ut, duke e çuar në nëntë numrin e lojtarëve të infektuar brenda klubit të Ligue 1, që ka vendosur të anulojë miqësoren e nesërme kundër Reims.

“Katër lojtarët e tjerë të infektuar janë izoluar dhe janë vënë në karantinë sapo jemi vënë në dijeni të rezultateve të testit”, ka bërë të ditur klubi në një komunikatë për shtyp.

Pas zbulimit se pesë lojtarë ishin infektuar nga virusi në fundin e javës së kaluar, “të hënën janë organizuar teste të tjera. Këto teste, fatkeqësisht, konfirmojnë atë që kishim frikë, por po bashkëpunojmë në transparencë totale me Regional Health Agency (ARS)”, ka shpjeguar mjeku i Strasbourg, doktori François Pietra.

Related posts

4 GOLA NË 17 NDESHJE/ E kërkon ish-trajneri i tij, klubi i Serisë A në ndjekje të Nedim Bajramit

Delo.autor

VLLAZNIA-SKËNDERBEU/ Daja synon fitoren për të hyrë në Europë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“Ferrari” qëndroi sërish në garazh, Sadiku në formacionin e dështimeve në La Liga

Sadik.Autor

Leave a Comment