Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Thiago Silva firmos tek Chelsea! Firma e hedhur në “shtëpinë e tij”, ja detajet dhe prapaskena e bukur…

Thiago Silva zyrtarisht te Chelsea. Mbrojtësi brazilian ka firmosur kontratën 1+1 me 10 mln euro në sezon. Kurioz fakti se vizitat mjekësore dhe firma u hodhën në Milano, pikërisht aty ku u bë i madh duke veshur fanelën kuqezi.

Duke parë përpara sfidën e tij të re, Thiago Silva tha: “Jam shumë i lumtur që po bashkohem me Chelsea. Jam i kënaqur që jam pjesë e skuadrës së Frank Lampard për sezonin e ardhshëm dhe jam këtu për të synuar sfidat e klubit dhe krenar. Shihemi së shpejti tifozë të Chelsea, mezi pres të luaj në Stamford Bridge”.

Drejtoresha e Chelsea, Marina Granovskaia, komentoi kështu: “Jemi të kënaqur që mund të shtojmë në skuadër një futbollist me vlerë të klasit botëror si Thiago Silva. Duke performuar në nivelin më të lartë për shumë vite, nuk kemi dyshim se përvoja dhe cilësia e tij do të plotësojnë shumë talente emocionuese që tashmë kemi këtu. Shpresojmë se ai mund të shtojë disa trofe të rinj në listën e tij mbresëlënëse”.

Related posts

MOLDAVI-KOSOVË/ Trajneri i “Dardanëve” hedh në fushë “artilerinë e rëndë” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TRONDITET BARCELONA/ VIDAL pa fat: Dëmtohet në gjurin e djathtë dhe braktis…

Isa.Autor

Spalletti FRIKSON Interin/ Icardi mund të largohet, për Champions-in duhet…

Sadik.Autor

Leave a Comment