Futboll Sport

BLERJA E BUJSHME U KTHYE NË DËSHTIM/ Bajerni i tregon derën yllit të sulmit

Zbarkimi i Sadio Manesë në “Allianz Arena” u evidentua si “guri” ideal për të zhvendosur filozofinë e “pykës” së domosdoshme në maje të sulmit, e ku shpejtësia e senegalezit dhe driblimet do të kontribuonin në një lojë më të shpejtë, racionale, shpërndarëse dhe efikase përpara kuadratit mik, ndryshe nga ishim mësuar me prezencën e bomberit klasik.

Përfundimi i etapës 2022- 2023 u dha fund aludimeve, që në fakt prezantoi një Mane ne version më të keq, i padobishëm në ndërtimin e aksioneve të shpejta, inekzistent në konkretizimin e rasteve flagrante përgjatë zonës së rreptësisë. 38 prezenca në të gjitha kompeticionet me bavarezët, e përkthyer me 12 gola dhe 6 asiste, statistika nën mesatare, nëse marrim në konsideratë pritshmëritë fillestare dhe koston e shpenzuar në arkat e Liverpulit, 32 milionë euro.

PARALAJMËRIMI I BORDIT-Prestigjiozja gjermane “Kicker” ka zbuluar ditën e djeshme se durimi i drejtuesve të Bajernit me Manenë i ka ardhur fundi dhe ata nuk kanë në plan të presin edhe një vit tjetër me shpresën se sulmuesi senegalez do t’i rikthehet rendimentit të demonstruar me Liverpulin në etapën pararendëse.
Për këtë arsye Hënes me shokë në pozitën e personave me detyrë ekzekutive ia kanë bërë të qartë 31- vjeçarit se nuk do ta vazhdojnë bashkëpunimin me të dhe pikërisht merkatoja aktuale do të shërbejë si pika e ndarjes. Madje kampionët e ligës gjermane janë të gatshëm të sakrifikojnë humbje në bilancin e Sadios, krahas blerjes fillestare, me qëllim rritjen e buxhetit, e cila do të kënaqte egon e presidentit Levi në “lëshimin” e Herri Kejnit te Bajerni.

Deri në këtë pikë të transferimeve, Totenhemi i ka refuzuar të dyja oferta e rekordmenëve, konkretisht 70 milionë euro dhe 80 milionë euro. Shefi i “gjelave” të Londrës pretendon me tepër se 100 milionë euro. Al-Hilal dhe Al-Ahli e kanë vendosur në “radarë” futbollistin me numër “17” në tempullin e bavarezëve. Kontrata me kampionët i skadon pas 2 vitesh, që i jep të drejtë për ta “luajtur” si gurin e fundit rreth respektimit të marrëveshjes./ Panoramasport

Related posts

KORONAVIRUSI/ Orë vendimtare për të ardhmen e Premier, klubet vendosin afat për mbylljen e sezonit

Delo.autor

“RONALDO MË KA ZBULUAR FIKSIMIN E TIJ”/ Drejtori i “France Football”: Modric qau si fëmijë kur…

Delo.autor

“LUFTA” PËR ZONËN CHAMPIONS/ Trajneri Pioli: Vetëm Inter më lart se ne këtë sezon. Mbi Ibrahimovic…

Delo.autor

Leave a Comment