Futboll Sport

ZYRTARE/ U kërkua nga Milan dhe Napoli, sulmuesi brazilian zgjedh skuadrën e re…

Ndonëse kërkohej nga klubet italiane si Milani e Napoli, sulmuesi anësor brazilian Everton Soares ka zgjedhur Portugalinë për të vijuar karrierën, pasi sot është bërë zyrtarisht futbollist i skuadrës së Benficës.

Futbollisti 24-vjeçar, i cili spikati me Brazilin në Copa America-n e 2019-ës, kishte ngjallur interesin e klubeve të shumta, por sot mbërriti në Lisbonë dhe hodhi firmën mbi kontratën që do ta lidhë me Benficën për 4 sezonet e ardhshme.

“Dua të vesh fanellën e Benficës dhe të shkruaj historinë e këtij klubi”, tha futbollisti 24-vjeçar në fjalët e tij të para pas mbërritjes në aeroportin e kryeqytetit të Portugalisë, ku e pritën përfaqësues të klubit të Benficës, por edhe të mediave të ndryshme.

Klubi portugez vendosi të paguajë rreth 20 milionë euro në arkat e Gremios për kartonin e futbollistit, ndërsa brazilianët ruajtën edhe 10 % të vlerës së kartonit në rast të rishitjes së tij në 2 sezonet e ardhshme.

Pas trajnerit Jorge Jesus dhe sulmuesit Everton Soares, Benfica po punon për afrimin e futbollistëve si Edinson Cavani e Jan Vertonghen, për të ndërtuar një skuadër vërtetë cilësore, që të mund të bëjë paraqitje dinjitoze si në Portugali ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

SUPERSPORT.AL

Related posts

AKUZON RËNDË PROJEKTIN “SUPER LEAGUE”/ Boban: Miliarderë të papërgjegjshëm, nismë e turpshme

Delo.autor

EURO 2024/ Festë e madhe në Hamburg, Shqipëria në avantazh 1-0

F.autor

Bayern Munich mohon interesimin për portierin që shkëlqeu në Botëror…

Isa.Autor

Leave a Comment